Samsung POWERbot VR R72 Series Quick Reference Manual page 70

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7
Shkarkimi i aplikacionit "SmartThings"
f Shkarkoni dhe instaloni aplikacionin "SmartThings" nga dyqanet ("Google Play Store", "Apple App
Store" ose "Samsung Galaxy Apps"). Për të gjetur aplikacionin, përdorni termin "SmartThings".
SHËNIM
f "SmartThings" mbështet tabletat dhe disa pajisje celulare.
– Rekomandohet "Android 6.0" e lart (së paku 2 GB RAM).
f "iPad" dhe disa pajisje celulare mund të mos mbështeten.
– Mbështetet "iOS 10.0" e lart / "iPhone 6" e lart.
f Vizitoni "Play Store" ose "App Store" për të parë nëse pajisja juaj celulare mbështetet nga
"SmartThings".
f Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
Konfigurimi i llogarisë "Samsung"
f Përpara se të përdorni aplikacionin "SmartThings" duhet të identifikoheni në llogarinë "Samsung".
f Për të konfiguruar llogarinë "Samsung", mund të ndiqni udhëzimet e ofruara nga aplikacioni
"SmartThings".
f Ose, nëse keni celular inteligjent "Samsung", mund ta shtoni llogarinë "Samsung" në aplikacionin e
cilësimeve të celularit. Më pas, do të identifikoheni automatikisht në llogarinë "Samsung".
SHËNIM
f Nëse nuk arrini ta përfundoni regjistrimin e produktit, ndiqni hapat e mëposhtëm.
– Provoni sërish procedurën e regjistrimit sipas udhëzimeve në mesazhet që shfaqen.
– Verifikoni që opsioni "UPnP" në rrugëzuesin me valë është aktiv dhe më pas provoni sërish procedurën e
regjistrimit.
– Verifikoni që rrugëzuesi me valë po punon në modalitetin me valë dhe më pas provoni sërish procedurën e
regjistrimit.
– Nëse keni dy apo më shumë "POWERbot", fikni "POWERbot" e tjerë dhe riprovoni regjistrimin e "POWERbot" tuaj.
– Nëse ka ndonjë rrugëzues tjetër me valë me "SSID" të njëjtë si rrugëzuesi juaj me valë, regjistrimi mund të mos
kryhet.
f Treguesi i telekomandimit dhe i "Wi-Fi"
Telekomandimi është i bllokuar. (Përdorimi i telekomandës është
Aktiv
ende i mundur.)
Joaktiv
Telekomandimi lejohet.
Aktiv
"POWERbot" është lidhur me rrugëzuesin me valë.
Joaktiv
"POWERbot" po provon të lidhet me rrugëzuesin me valë.
✻ ✻ Nëpërmjet këtij dokumenti, "Samsung Electronics" deklaron që fshesa me korrent është në përputhje me Direktivën
2014/53/BE. Teksti i plotë i deklaratës së pajtueshmërisë së BE-së disponohet në adresën e mëposhtme në
internet: Deklarata zyrtare e pajtueshmërisë mund të gjendet në http://www.samsung.com, duke vizituar
"Mbështetja teknike > Kërko mbështetje për produktet" dhe duke dhënë emrin e modelit.
Wi-Fi
Aplikacioni "SmartThings"
Aplikacioni "SmartThings" përputhet vetëm me modelet që kanë funksion
"Wi-Fi".
Diapazoni i frekuencave
Fuqia e transmetuesit (Maks.)
Shqip-14
2412 - 2472 MHz
20 dBm

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents