Samsung POWERbot VR R72 Series Quick Reference Manual page 62

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2
• Për rikarikim të saktë automatik, tregohuni
të kujdesshëm me veprimet në vazhdim.
– Vendoseni gjithmonë në prizë stacionin.
– Instalojeni stacionin në vende ku
"POWERbot" mund ta gjejë lehtësisht.
– Mos lini objekte përpara stacionit.
• Gjatë instalimit të stacionit, mos e lini
kordonin të mënyrë të shkujdesur në
dysheme sepse "POWERbot" mund të
ngatërrohet në të.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi dysheme
me ngjyrë të zezë.
– "POWERbot" mund të mos funksionojë
normalisht.
• Mos e ngrini "POWERbot" nga mbajtësja e
koshit të pluhurit.
• Mos vendosni objekte brenda distancës
0,5 m nga të dyja anët dhe 1 m nga ana e
përparme e stacionit.
• Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të
karikimit të stacionit të mos jetë e dëmtuar
ose të mos ketë lëndë të huaja sipër.
• Mos e instaloni stacionin në zonë me
dysheme të errët.
– Nëse dyshemeja përreth stacionit është
e errët, pengohet rikarikimi.
• Përpara pastrimit, hiqni pengesat që
mund të pengojnë lëvizjen e "POWERbot"
(si shilarësi ose rrëshqitëset e fëmijëve
për ambiente të brendshme).
• Mos e përdorni "POWERbot" në vende më
të ngushta se rrezja e rrotullimit (0,5 m
ose më pak).
• Për të pastruar të gjitha zonat e shtëpisë,
hapni të gjitha dhomat dhe vendosni
shenjat kufizuese në vendet ku "POWERbot"
mund të dëmtohet, siç është dera e
përparme, veranda, tualeti ose shkallët.
• Për zonat me hapësirë të kufizuar në të
cilat "POWERbot" mund të ngecë, vendosni
shenjat kufizuese për të shmangur futjen
e "POWERbot".
• Nëse furça ose kapaku i furçës nuk
montohen siç duhet, dyshemeja mund
të gërvishtet ose mund të shkaktohet
keqfunksionim i produktit.
-4
Informacione për sigurinë
Shqip-6
• Përpara se të vini në punë "POWERbot",
largoni objektet që mund të thyhen, siç
janë kornizat, pasqyrat dhe artikujt e
porcelanit në mënyrë që "POWERbot" të
funksionojë pa ndërprerje.
Gjatë përdorimit
• Përdorimi i "POWERbot" në tapet të trashë
mund të dëmtojë si "POWERbot" ashtu
edhe tapetin.
– "POWERbot" nuk mund të kalojë mbi
tapete më të trasha se 1 cm.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi tavolina
ose sipërfaqe të tjera të larta.
– Ka rrezik dëmtimi nëse ajo rrëzohet.
• "POWERbot" mund të përplaset me karriget
dhe këmbët e tavolinës, ndaj zhvendosini
për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
• Kur "POWERbot" është në punë, mos e ngrini
ose mbani për ta çuar në një vend tjetër.
• Mos e kapni nga rrotat drejtuese të
"POWERbot" kur e çoni në një vend tjetër.
• Mos vendosni asnjë objekt sipër "POWERbot"
pasi mund të shkaktojë keqfunksionime.
• Hiqni menjëherë çdo letër të madhe ose
qese plastike menjëherë kur përdorni
"POWERbot", pasi mund të bllokojnë thithjen.
• Mos e drejtoni treguesin e kuq
drejtpërdrejt te njerëzit ose kafshët.
• Mos u shtrini pranë "POWERBOT" kur ajo
është duke punuar.
– Mund t'ju ngecin flokët në furçën
elektrike dhe të lëndoheni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
• Parandaloni dëmtimet e "POWERbot" duke
zbatuar udhëzimet e mëposhtme.
– Mos e pastroni "POWERbot" duke
spërkatur ujë direkt mbi të ose duke
përdorur benzinë, hollues, aceton ose
alkool për ta pastruar.
• Mos e çmontoni ose riparoni "POWERbot".
Kjo duhet bërë vetëm nga një riparues i
kualifikuar.
• Mbajini gjithmonë të pastër sensorin e
pengesave dhe sensorin e rrëshqitjes.
– Nëse grumbullohet lëndë e huaj, sensorët
mund të mos funksionojnë mirë.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents