Samsung POWERbot VR R72 Series Quick Reference Manual page 60

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2
Karikuesi / stacioni
• Mos e modifikoni spinën e polarizuar për
ta përshtatur me një prizë të papolarizuar
apo me një kordon zgjatues.
• Mos e përdorni jashtë shtëpisë ose në
sipërfaqe të lagura.
• Hiqeni karikuesin / stacionin nga priza
kur nuk është në përdorim dhe përpara
kryerjes së mirëmbajtjes.
• Përdorni vetëm karikuesin / stacionin e
ofruar nga prodhuesi për karikimin.
• Mos e përdorni me kordon ose spinë
të dëmtuar ose me prizë elektrike të
lëvizshme.
• Mos e tërhiqni dhe mos e mbani nga
kordoni, mos e përdorni kordonin si
dorezë, mos e mbyllni derën sipër
kordonit ose mos e tërhiqni kordonin duke
e prekur te majat ose te buzët e mprehta.
Mbajeni kordonin larg sipërfaqeve të
nxehta.
• Mos përdorni kordonë zgjatues ose priza
me kapacitet të papërshtatshëm përçimi
të korrentit.
• Mos e hiqni nga priza duke tërhequr
kordonin. Për ta hequr nga priza, kapeni
nga spina dhe jo nga kordoni.
• Mos i deformoni dhe mos i digjni bateritë,
pasi mund të shpërthejnë në temperatura
të larta.
• Mos u mundoni ta hapni karikuesin /
stacionin. Riparimet duhet të kryhen
vetëm nga një qendër e kualifikuar e
kujdesit ndaj klientit.
• Mos e ekspozoni karikuesin / stacionin
ndaj temperaturave të larta ose mos lejoni
që karikuesi / stacioni të bjerë në kontakt
me lagështi të çfarëdo lloji.
• Mos i karikoni bateritë e parikarikueshme
me karikuesin e baterisë.
• RREGULLORJA E KOMISIONIT (BE)
2019/1782
Kërkesat për projektimin ekologjik
për pajisjet e energjisë së jashtme:
www.samsung.com/global/ecodesign_
component
-2
Informacione për sigurinë
Shqip-4
POWERbot
• Mos mblidhni objekte të forta ose të
mprehta, si xhama, thonjë, vida, monedha
etj.
• Mos e përdorni pa vendosur filtër. Kur jeni
duke kryer mirëmbajtjen e njësisë, mos i
futni kurrë gishtat ose objekte të tjera në
folenë e ventilimit, pasi pajisja mund të
ndizet aksidentalisht.
• Mos vendosni objekte te vrimat. Mos e
përdorni me vrima të bllokuara; mbajini
vrimat të pastra nga pluhuri, fijet, qimet
ose nga çdo gjë tjetër që mund të ulë
qarkullimin e ajrit.
• Mos mblidhni materiale toksike
(zbardhues klori, amoniak, pastrues
tubash etj.).
• Mos pastroni asgjë që është duke u djegur
ose që nxjerr tym, si cigaret, shkrepëset
ose hiri i nxehtë.
• Mos e përdorni për të pastruar lëndë të
djegshme ose të ndezshme si benzina
ose në sipërfaqe ku mund të jenë të
pranishme lëndë të tilla.
Gjithashtu, mos e përdorni në:
– Vende me qirinj ose abazhurë tryeze në
dysheme.
– Vende me zjarr të pambikëqyrur (zjarr
ose prush).
– Vende me alkool të distiluar, hollues,
tavlla me cigare të pafikura etj.
• Mos e përdorni "POWERbot" në një
hapësirë të mbyllur me avuj që dalin nga
një boja me bazë vajore, hollues boje,
substanca kundër molës, pluhura që
marrin flakë ose avuj të tjerë shpërthyes
ose toksikë.
• Mund të ketë rrjedhje nga pilat e baterisë
në kushte ekstreme përdorimi ose
temperature. Nëse lëngu ju bie mbi lëkurë,
lajeni shpejt me ujë. Nëse lëngu ju bie
në sy, shpëlajini shpejt me ujë të pastër
për së paku 10 minuta. Kërkoni ndihmë
mjekësore.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents