Skil 5330AA Instructions Manual page 186

Compact multi-material saw
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
h) Mos përdorni kurrë rondele ose bulona të dëmtuar
ose të pasaktë të lamës. Rondelet dhe buloni i lamës
janë projektuar posaçërisht për sharrën tuaj, për
rendiment optimal dhe siguri në përdorim.
2) SHKAQET E GODITJES SË KTHIMIT DHE
PARALAJMËRIMET PËRKATËSE
• Goditja e kthimit është një reagim i papritur i një lame të
shtrënguar, të bllokuar ose jo të ekuilibruar të sharrës, që
shkakton një sharrë të pakontrolluar që të ngrihet dhe të
dalë nga materiali i punës në drejtim të operatorit;
• Kur lama është e shtrënguar ose e bllokuar fort nga
gjerësia e prerjes, lama ndalon dhe reagimi i motorit e
drejton njësinë me shpejtësi në drejtim të operatorit
• Nëse lama ngatërrohet ose është e paekuilibruar në
prerjen përkatëse, dhëmbët në anën e pasme të lamës
mund të ngulen në sipërfaqen e sipërme të drurit duke
bërë që lama të dalë nga gjerësia e prerjes dhe të
kërcejë në drejtim të operatorit
• Goditja e kthimit është rezultat i keqpërdorimit të veglës
dhe/ose procedurave ose kushteve të papërshtatshme të
funksionimit dhe mund të shmanget duke ndërmarrë
masat paraprake të duhura si më poshtë.
a) Shtrëngojeni fort me të dy duart mbi sharrë dhe
poziciononi krahët për të përballuar forcat e
goditjes së kthimit. Poziciononi trupin tuaj në njërën
anë të lamës, por jo në një vijë me lamën. Goditja e
kthimit mund të bëjë që sharra të kërcejë prapa por forcat
e goditjes së kthimit mund të kontrollohen nga operatori
nëse merren masat paraprake të duhura.
b) Kur lama është e bllokuar ose kur ndërprisni prerjen
për një arsye, lëshoni çelësin dhe mbajeni sharrën
pa lëvizur brenda materialit deri sa lama të ndalojë
plotësisht. Mos u përpiqni kurrë që të hiqni sharrën
nga materiali ose të tërhiqni sharrën prapa kur lama
është në lëvizje pasi mund të sjellë një goditje të
kthimit. Kontrolloni dhe kryeni veprime korrigjuese për të
eliminuar shkakun e bllokimit të lamës. Shmangni prerjen
e gozhdëve ose të vidave.
c) Kur rifilloni punën me sharrë në një material,
vendosni lamën e sharrës në qendër të gjerësisë së
prerjes dhe kontrolloni që dhëmbët e sharrës të
mos jenë aktiv në material. Nëse lama e sharrës është
e bllokuar, ajo mund të dalë ose të kthehet prapa nga
materiali kur rifilloni punën me sharrën.
d) Mbështesni panelet e mëdha për të minimizuar
rrezikun e shtrëngimit ose goditjes së kthimit të
lamës. Panelet e mëdha kanë tendencën të epen nën
peshën e tyre. Mbështetëset duhet të vendosen poshtë
panelit në të dy krahët në afërsi të vijës së prerjes pranë
anës së panelit.
e) Mos përdorni lama jo të mprehta ose të dëmtuara.
Lamat jo të mprehta ose të vendosura jo mirë krijojnë një
gjerësi të ngushtë të prerjes dhe shkaktojnë fërkim të
tepërt, bllokim të lamës dhe goditje të kthimit.
f) Levat bllokuese rregulluese të pjerrësisë dhe
thellësisë së lamës duhet të jenë të shtrënguara dhe
të sigurta para kryerjes së prerjes. Nëse rregullimi i
lamës lëviz gjatë prerjes, ai mund të shkaktojë bllokim
ose goditje të kthimit.
g) Kini shumë kujdes kur sharroni në mure ekzistuese
ose zona të tjera të panjohura. Lama e futur mund të
presë objekte që mund të shkaktojnë goditje të kthimit.
3) FUNKSIONI I MBROJTËSES
a) Kontrolloni mbrojtësen nëse mbyllet si duhet para
çdo përdorimi. Mos e përdorni sharrën nëse
mbrojtësja nuk lëviz lirisht dhe nuk e mbyll
menjëherë diskun prerës. Mos e shtrëngoni apo
lidhni mbrojtësen në mënyrë të tillë që disku prerës
të jetë i ekspozuar. Nëse sharra bie aksidentalisht,
mbrojtësja mund të përkulet. Kontrolloni për t'u siguruar
që mbrojtësja lëviz lirisht dhe nuk prek diskun prerës ose
pjesë të tjera, në të gjitha këndet dhe thellësitë e prerjes.
b) Kontrolloni funksionimin dhe gjendjen e sustës së
kthimit të mbrojtëses. Nëse mbrojtësja dhe susta
nuk funksionojnë si duhet, ato duhet të riparohen
para përdorimit. Mbrojtësja mund të punojë ngadalë për
shkak të pjesëve të dëmtuara, ngjitëseve të depozituara
ose grumbullimit të copave të ndryshme.
c) Sigurohuni që pllaka e bazës së sharrës nuk lëviz
kur kryeni "prerje me zhytje" kur përcaktimi i prerjes
së pjerrët të diskut nuk është 90°. Lëvizja e diskut
prerës anash do të shkaktojë ngecjen e diskut dhe
ndoshta goditje kthimi.
d) Shikoni gjithmonë që mbrojtësja të mbulojë diskun
prerës para se ta vendosni sharrën mbi tryezë ose
dysheme. Disku prerës i pambrojtur në lëvizje do të bëjë
që sharra të ecë prapa duke prerë çdo gjë në rrugën e
saj. Kini parasysh kohën që i duhet diskut prerës për të
ndaluar pasi lëshohet çelësi.
4) PARALAJMËRIMET E SIGURISË PËR PAJISJEN
PRERËSE
a) Mbrojtësja që shoqëron këtë vegël duhet të lidhet mirë
me veglën e punës dhe të pozicionohet për siguri
maksimale, në mënyrë që disku të ekspozohet sa më
pak nga përdoruesi. Qëndroni dhe kërkojini të tjerëve
të qëndrojnë larg nga plani i diskut që rrotullohet.
Mbrojtësja e ruan operatorin e veglës nga copat e diskut të
thyer dhe nga kontakti aksidental me diskun.
b) Përdorni vetëm disqe prerëse prej diamanti për
veglën e punës.Vetëm fakti se një aksesor mund të lidhet
me veglën e punës, nuk garanton një përdorim të sigurt.
c) Shpejtësia nominale e aksesorit duhet të jetë të paktën
e barabartë me shpejtësinë maksimale në veglën e
punës. Aksesorët që punojnë më shpejt se shpejtësia e tyre
nominale mund të shkëputen e të fluturojnë.
d) Disqet duhet të përdoren vetëm për veprimet e
rekomanduara. Për shembull: Mos mprehni me pjesën
anësore të diskut prerës. Disqet gërryerëse të prerjes janë
të projektuara për mprehje periferike; forcat anësore të
zbatuara mbi këto disqe mund të shkaktojnë thyerjen e tyre.
e) Përdorni gjithmonë fllanxha disku të padëmtuara
me diametrin e saktë për diskun e zgjedhur.
Fllanxhat e sakta të diskut mbështesin diskun duke
zvogëluar mundësinë e thyerjes së diskut.
f) Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit tuaj
duhet të jetë brenda vlerës së kapacitetit të veglës
së punës. Aksesorët me madhësi të gabuara nuk mund
të ruhen ose të kontrollohen si duhet.
g) Madhësia e boshtit kryesor të disqeve dhe
fllanxhave duhet të përshtatet mirë me boshtin
kryesor të veglës së punës. Disqet dhe fllanxhat me
vrimat e boshtit kryesor që nuk përputhen me pajisjen e
montimit në veglën e punës do të humbasin ekuilibrin, do
të dridhen më shumë se ç'duhet dhe mund të shkaktojnë
humbje të kontrollit.
186

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

5330

Table of Contents