Philips sonicare ProtectiveClean 4700 Manual page 423

Hide thumbs Also See for sonicare ProtectiveClean 4700:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SmarTimer
EasyStart
Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
"SmarTimer" tregon se cikli i larjes së dhëmbëve ka
përfunduar duke e fikur automatikisht furçën në fund të
ciklit të larjes.
Dentistët profesionistë rekomandojnë që dhëmbët të
lahen për jo më pak se 2 minuta, dy herë në ditë.
Shënim: Nëse e shtypni butonin e ndezjes/fikjes pasi keni
filluar ciklin e larjes, furça e dhëmbëve ndalon. Pas një
ndalese prej 30 sekondash, "SmarTimer" rivendoset.
Ky model i "Philips Sonicare" vjen me funksionin
"EasyStart" të çaktivizuar. Funksioni "EasyStart" e rrit me
kujdes fuqinë gjatë 14 larjeve të para për t'ju ndihmuar
që të mësoheni me larjen e dhëmbëve me "Philips
Sonicare".
Mohimi i përgjegjësive
Kur furça e dhëmbëve "Philips Sonicare" përdoret në
studime klinike, ajo duhet të përdoret në modalitet
"Clean" me intensitet të lartë dhe me dorezën të karikuar
plotësisht dhe funksionin "EasyStart" të çaktivizuar.
Për të aktivizuar EasyStart (shih «Aktivizimi ose çaktivizimi
i funksioneve»).
"Philips Sonicare" është i pajisur me teknologjinë
"BrushSync" që gjurmon konsumimin e kokës së furçës
suaj.
Shënim: Kjo veçori funksionon vetëm me kokat e furçave
inteligjente "Philips Sonicare" me teknologjinë
"BrushSync".
1 Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë
të parë, doreza e njeh që keni një kokë furçe "Philips"
nëpërmjet teknologjisë "BrushSync" dhe fillon të
gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
423
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents