Skil 5066 Original Instructions Manual page 150

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
AkSESORËt
• SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët e duhur që mund të
merren nga shitësi i SKIL
• Përdorni vetëm aksesorë me një shpejtësi të lejuar që
përshtatet të paktën me shpejtësinë më të lartë pa
ngarkesë të pajisjes
• Përdorni vetëm thikat e sharrës me një diametër
minimal prej 184 mm, një diametër maksimal prej
190 mm dhe një vrimë aksi prej 16 mm
• Mos përdorni kurrë lama të sharrës të bëra me çelik të
shpejtë (HSS)
• Mos përdorni kurrë disqe mprehës/prerës me këtë vegël
PARA PËRDORImIt
• Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
• Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
• Hiqni të gjtiha pengesat mbi si dhe poshtë në rrugën e
prerjes para se të filloni prerjen
• Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
• Përdorni detektorë përkatës për të gjetur linjat e
fshehura të shërbimit ose telefononi kompaninë
lokale të shërbimeve për ndihmë (kontakti me linjat
elektrike mund të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike;
dëmtimi i një linje gazi mund të shkaktojë një shpërthim;
shpimi i një tubi uji do të shkaktojë dëmtim të pronës ose
një goditje elektrike)
• Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
GJAtË PËRDORImIt
• Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
• Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
• Ciklet e fillimit krijojnë rënie të shkurtra të voltazhit;
ndërhyrje te pajisjet/makineritë e tjera mund të ndodhin
në rast të kushteve të papërshtatshme të sistemit elektrik
(nuk parashikohen defekte për rezistencë të sistemit nën
0,295 ohm) - nëse kërkoni sqarime të mëtejshme, mund
të kontaktoni me autoritetin lokal për furnizimnin me
energji elektrike
• Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
• Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
• Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
• Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORImIt
• Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
• Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
PËRDORImI
• Montoni përshtatësin e fshesës me korrent R para
se të përdorni pajisjen 3
• Montimi i lamës së sharrës 4
! hiqni spinën
- merrni çelësin e thikës A nga vendi i mbajtjes B
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës D me çelësin e
lamës
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
- hiqni fllanxhën E
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe
mbajeni ndërsa montoni lamën e sharrës me
dhëmbëzat dhe shigjetën e printuar mbi lamë në të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e poshtme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme F
- montoni fllanxhën E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese H të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
e lamës 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë (siguron
rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh rezistencë të
madhe duke zvogëluar mbingarkesën e motorit dhe
goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
• Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-66 mm) 5
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi levën J
- ngrini/ulni këmbëzën K deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit L
- shtrëngoni levën J
• Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 6
- lironi çelësin M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni çelësin M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
• Kontrolli i këndit të prerjes 90° 6
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 5
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, anoni dhe shtrëngoni
këmbën në 45° dhe përkuleni lidhësen P me një çelës
të rregullueshëm
• Treguesi i vijës së prerjes Q 7
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
- ju lejon të zgjidhni nëse materialet e mbetjeve janë në
anën e brendshme ose të jashtme të thikës
150

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents