Makita DCC500 Instruction Manual page 42

Cordless dustless cutter
Hide thumbs Also See for DCC500:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajeni veglën fort. Vendoseni pllakën e bazës mbi
materialin e punës që do të pritet pa e prekur me
diskun e diamantit. Më pas, ndizeni veglën dhe prisni
derisa disku i diamantit të marrë shpejtësi të plotë.
Tani thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen
e materialit të punës, duke e mbajtur në të njëjtën
lartësi dhe duke ecur para me ngadalë derisa prerja të
përfundojë. Mbajeni vijën e prerjes drejt dhe shpejtësinë
e përparimit të njëtrajtshme.
Prerje e drejtë
► Fig.27
Prerje e pjerrët 45°
► Fig.28
Prerja me ujë
Instaloni kapakun opsional të furnizimit me ujë dhe
aksesorët përpara se të kryeni prerje me ujë.
KUJDES:
Sigurohuni që ta furnizoni diskun e
diamantit me ujë gjatë prerjes me ujë.
Prerja me ujë me depozitën e furnizimit
me ujë
KUJDES:
Shmangni mbushjen e depozitës së
furnizimit me ujë me ujë të papastër, si p.sh. ujë
të turbullt, ose ndryshe dalja e ujit do të bllokohet
duke rezultuar në dëmtim të veglës.
VINI RE:
Sigurohuni që ta shkarkoni ujin nga
depozita e furnizimit me ujë plotësisht pas çdo
përdorimi.
1.
Hapni kapakun e depozitës së furnizimit me ujë
dhe mbusheni depozitën me ujë. Më pas vendoseni
depozitën e mbushur me ujë në mbajtësen e furnizimit
me ujë të veglës.
► Fig.29: 1. Kapaku
2.
Mbajeni veglën fort. Vendoseni pllakën e bazës
mbi materialin e punës që do të pritet pa e prekur me
diskun e diamantit.
► Fig.30
3.
Filloni furnizimin me ujë të diskut të diamantit
duke tërhequr levën e furnizimit me ujë drejt pozicionit
"ON" (hapur) (I). Qarkullimi i ujit mund të rregullohet
duke lëvizur levën e furnizimit me ujë. Kthejeni levën
në pozicionin "ON" (hapur) (I) për të rritur qarkullimin
dhe në pozicionin "OFF" (mbyllur) (O) për të reduktuar
qarkullimin.
► Fig.31: 1. Leva e furnizimit me ujë 2. Pozicioni "ON"
(hapur) (I) 3. Pozicioni "OFF" (mbyllur) (O)
4.
Ndizeni veglën dhe prisni derisa disku i diamantit
të arrijë shpejtësinë e plotë. Më pas lëvizeni veglën
përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke
e mbajtur rrafsh dhe duke e shtyrë lehtë derisa të
përfundoni prerjen.
5.
Pasi të përfundoni veprimin, sigurohuni që ta
vendosni levën në pozicionin "OFF" (mbyllur) (O) për të
mbyllur qarkullimin.
Prerja me ujë me zorrën e furnizimit me ujë
KUJDES:
Gjithmonë kushtojini vëmendje
kontrollit të presionit të ujit. Presioni tepër i
lartë i ujit mund të shkaktojë rrjedhje të ujit dhe
spërkatje.
1.
Vendoseni levën e furnizimit me ujë në pozicionin
"ON" (hapur) (I).
► Fig.32: 1. Leva e furnizimit me ujë 2. Pozicioni "ON"
(hapur) (I) 3. Pozicioni "OFF" (mbyllur) (O)
2.
Filloni furnizimin me ujë në diskun e diamantit
duke hapur furnizimin me ujë. Qarkullimi i ujit mund
të rregullohet duke lëvizur levën e furnizimit me ujë.
Kthejeni levën në pozicionin "ON" (hapur) (I) për të rritur
qarkullimin dhe në pozicionin "OFF" (mbyllur) (O) për të
reduktuar qarkullimin.
► Fig.33
3.
Mbajeni veglën fort. Vendoseni pllakën e bazës
mbi materialin e punës që do të pritet pa e prekur me
diskun e diamantit.
► Fig.34
4.
Ndizeni veglën dhe prisni derisa disku i diamantit
të arrijë shpejtësinë e plotë. Më pas lëvizeni veglën
përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës, duke
e mbajtur rrafsh dhe duke e shtyrë lehtë derisa të
përfundoni prerjen.
5.
Pasi të përfundoni veprimin, sigurohuni që ta
vendosni levën në pozicionin "OFF" (mbyllur) (O) për të
mbyllur qarkullimin.
FUNKSIONI I AKTIVIZIMIT
TË LIDHJES ME VALË
VINI RE:
Funksioni me valë është i disponueshëm
vetëm kur jan; instaluar kapaku për pluhurin dhe
fshesa me korrent e mbështetur.
Çfarë mund të bëni me funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Funksioni i aktivizimit të lidhjes me valë mundëson
përdorim të pastër dhe të rehatshëm. Duke lidhur një
fshesë të mbështetur me korrent me veglën, mund ta
përdorni fshesën automatikisht bashkë me mekanizmin
e funksionimit të veglës.
► Fig.35
Për përdorimin e funksionit të aktivizimit të lidhjes me
valë, përgatitni sa më poshtë:
Një njësi me valë (aksesor opsional)
Një fshesë me korrent që mbështet funksionin e
aktivizimit të lidhjes me valë
Pamja e përgjithshme e cilësimit të funksionit të
aktivizimit të lidhjes me valë është si në vijim. Referojuni
seksioneve përkatëse për procedurat e detajuara.
1.
Instalimi i njësisë me valë
2.
Regjistrimi i veglës për fshesën me korrent
3.
Nisja e funksionit të aktivizimit të lidhjes me valë
42 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dcc500z

Table of Contents