Skil 3520 Original Instructions Manual page 174

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Rregullimi i këndit të prerjes (0-50°) 9
- lironi çelësin M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni çelësin M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
Kontrolli i këndit të prerjes 90° 9
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 7
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, lironi çelësin M dhe
përdorni vidën përshtatëse P si në ilustrim
Streha e rregullueshme e linjës së sharrës Q q
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
- mund të rregullohet për ta pozicionuar me gjerësi të
ndryshme fletësh sharre, sidoqoftë mund të jetë që
njëra anë e fletës së sharrës nuk puthitet, atëherë
zgjidhni nëse materiali i mbetjeve të jetë në anën e
brendshme apo të jashtme të fletës q
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
Thithja e pluhurave w
Për përdorimin e fshesës me korrent
- montoni përshtatësin e fshesës me korrent R
- lidhni tubin e fshesës me korrent me adaptorin e
fshesës me korrent R
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent
të ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
Qesja e pluhurave
- montoni qesen e pluhurave AD
Funksionimi i veglës w
- montoni baterinë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën S me një dorë dhe
dorezën T me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë në
kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin W (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit Y
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën G
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
! mos e sforconi pajisjen (ushtroni trysni të lehtë
dhe në vazhdim për të shmangur mbinxehjen e
majave të thikave)
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin Y
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht para
se ta hiqni veglën nga materiali i punës
Drita LED V e ndizet automatikisht kur aktivizoni çelësin
Y
Mbrojtja e baterisë
Fiket veglën ose parandalon ndezjen të veglës, kur
- ngarkesa është shumë e lartë
- temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -20 deri në +50°C
- bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Vendoseni gjithmonë poshtë anën më të mirë të
materialit për të siguruar krijimin minimal të ashklave
Përdorni vetëm lama të mprehta si dhe të llojit të duhur
r
- cilësia e prerjes rritet sipas numrit të dhëmbëzave
- lamat me maja karbidi qëndrojnë të mprehta deri 30
herë më shumë se sa lamat e zakonshme
Treguesi paralel Z t
- për kryerjen e prerjeve të sakta përgjatë anës së
materialit
- mund të futet në secilën nga anët e këmbës
Rregulimi i treguesit paralel
- lironi çelësin AA
- rregulloni gjerësinë e dëshiruar të prerjes duke
përdorur shkallën e treguesit paralel (përdorni maskën
e vijës së sharrës Q si 0-referencë)
- shtrëngoni çelësin AA
Prerja me zhytje y
- caktoni thellësinë e dëshiruar të prerjes
- anoni veglën përpara me maskën e vijës së sharrës Q
të përshtatur me vijën e dëshiruar të prerjes shënuar
mbi material
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G
- menjëherë para se lama të futet në material, ndizni
veglën dhe ulni gradualisht pjesën e poshtme prapa
të veglës duke përdorur fundin e këmbëzës si pikën
menteshë
- lëvizni veglën gradualisht poshtë si dhe përpara
- sapo lama të futet në material, lëshoni levën G
! mos e tërhiqni kurrë veglën prapa
Prerja e paneleve të mëdhenj u
- mbështeteni panelin afër prerjes mbi dysheme, tavolinë
ose bango
! caktoni thellësinë er prerjes në mënyrë që të
prisni panelin por jo pjesën mbështetëse
- në rst se treguesi paralel nuk e lejon gjerësinë e
dëshiruar të prerjes, shtrëngoni ose kapni me gozhdë
në material një copë të drejtë druri si tregues dhe
përdorni anën e djathtë të këmbëzës mbështetur në
këtë tregues i
Për më shumë informacion, shikoni www.skil.com
174

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents