Samsung POWERbot SR20J92 Series Quick Reference Manual page 54

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2
KUJDES
Para përdorimit
• Futeni koshin e pluhurit para se të përdorni
"POWERbot".
• Për karikim të saktë automatik, tregohuni të
kujdesshëm me veprimet në vazhdim.
– Vendoseni gjithmonë në prizë stacionin.
– Instalojeni stacionin në vende ku
"POWERbot" mund ta gjejë lehtësisht.
– Mos lini objekte përpara stacionit.
• Gjatë instalimit të stacionit, mos e lini kordonin
të mënyrë të shkujdesur në dysheme sepse
"POWERbot" mund të ngatërrohet në të.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi dysheme me
ngjyrë të zezë.
– "POWERbot" mund të mos funksionojë
normalisht.
• Mos e ngrini "POWERbot" nga mbajtësja e
koshit të pluhurit.
• Mos vendosni objekte brenda distancës 0,5 m
nga të dyja anët dhe 1 m nga ana e përparme
e stacionit.
• Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të karikimit
të stacionit të mos jetë e dëmtuar ose të mos
ketë lëndë të huaja sipër.
• Mos e instaloni stacionin në zonë me dysheme
të errët.
– Nëse dyshemeja përreth stacionit është e
errët, pengohet karikimi.
• Përpara pastrimit, hiqni pengesat që mund të
pengojnë lëvizjen e "POWERbot" (si shilarësi
ose rrëshqitëset e fëmijëve për ambiente të
brendshme).
-4
Informacione sigurie
Gjatë përdorimit
• Përdorimi i "POWERbot" në tapet të trashë
mund të dëmtojë si "POWERbot" ashtu edhe
tapetin.
– "POWERbot" nuk mund të kalojë mbi tapete
më të trasha se 1 cm.
• Mos e përdorni "POWERbot" mbi tavolina ose
sipërfaqe të tjera të larta.
– Ka rrezik dëmtimi nëse ajo rrëzohet.
• "POWERbot" mund të përplaset me karriget
dhe këmbët e tavolinës, prandaj zhvendosini
për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
• Kur "POWERbot" është në punë, mos e ngrini
ose mbani për ta çuar në një vend tjetër.
• Mos e kapni nga rrotat drejtuese të
"POWERbot" kur e çoni në një vend tjetër.
• Mos vendosni asnjë objekt sipër "POWERbot"
pasi mund të shkaktojë keqfunksionime.
• Hiqni çdo letër të madhe ose qese plastike
menjëherë kur përdorni "POWERbot"
meqenëse mund të bllokojnë thithjen.
• Mos e drejtoni treguesin e kuq drejtpërdrejt te
njerëzit ose kafshët.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
• Parandaloni dëmtimet e "POWERbot" duke
zbatuar udhëzimet e mëposhtme.
– Mos e pastroni "POWERbot" duke spërkatur
ujë direkt mbi të ose duke përdorur benzinë,
hollues, aceton ose alkool për ta pastruar.
• Mos e çmontoni ose riparoni "POWERbot". Kjo
duhet bërë vetëm nga një riparues i kualifikuar.
• Mbajini gjithmonë të pastër sensorin e
pengesave dhe sensorin e rrëshqitjes.
– Nëse grumbullohet lëndë e huaj, sensorët
mund të pësojnë avari.
Shqip-6

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Powerbot sr20k93 series

Table of Contents