Informacione Sigurie - Samsung POWERbot SR20J92 Series Quick Reference Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2

Informacione sigurie

PARALAJMËRIM
• Para se ta vini pajisjen në punë, lexojeni me
kujdes këtë manual dhe ruajeni për referencë.
PARALAJMËRIM
• Duke qenë se udhëzimet e mëposhtme të
përdorimit mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e fshesës tuaj me korrent mund
të ndryshojnë disi nga çfarë përshkruhet në
këtë manual.
Simbolet e përdorura të kujdesit/
paralajmërimit
PARALAJMËRIM
Tregon se ka rrezik vdekjeje ose lëndimi të rëndë.
KUJDES
Tregon se ka rrezik lëndimi personal ose dëmtimi
material.
Simbole të tjera të përdorura
SHËNIM
Tregon se teksti në vijim përmban informacion të
rëndësishëm shtesë.
-1
Informacione sigurie
Udhëzime të rëndësishme sigurie
Kur përdorni pajisje elektrike, duhet të ndiqni
masat paraprake bazë, duke përfshirë sa vijon:
Lexojini të gjitha udhëzimet përpara se të
përdorni fshesën robotike me korrent.
Hiqeni karikuesin (stacionin) nga priza kur
nuk është në përdorim dhe para kryerjes së
mirëmbajtjes.
PARALAJMËRIM
Për të zvogëluar rrezikun e zjarrit, të goditjeve
elektrike ose të lëndimit:
Të përgjithshme
• Përdoreni vetëm ashtu siç përshkruhet në këtë
manual.
• Mos e përdorni "POWERbot" apo karikuesin
/ stacionin nëse është dëmtuar në ndonjë
mënyrë.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç
duhet, është rrëzuar, është dëmtuar, është lënë
jashtë shtëpisë ose ka rënë në ujë, kthejeni në
qendrën e kujdesit ndaj klientit.
• Mos e kapni me duar të lagura karikuesin /
stacionin ose "POWERbot".
• Përdoreni vetëm në sipërfaqe të thata dhe në
mjedise të brendshme.
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të
moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi
të reduktuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish
nëse mbikëqyren ose udhëzohen në lidhje
me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe nëse i
kuptojnë rreziqet e mundshme.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet kryer nga fëmijët pa mbikëqyrje.
Shqip-3

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Powerbot sr20k93 series

Table of Contents