Siguria Personale; Përdorimi Dhe Kujdesi Për Mjetin Me Energji.309; Përdorimi Dhe Kujdesi Për Baterinë - Echo DCS-310 Operator's Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
të mbrojtur me AUTOMAT MBROJTËS (RCD).
Përdorimi i një RCD zvogëlon rrezikun e goditjes
elektrike.
2.3

SIGURIA PERSONALE

Qëndroni të vëmendshëm, shikoni çfarë po bëni dhe
përdorni gjykim të shëndoshë kur e përdorni mjetin
me energji. Mos e përdorni mjetin me korrent kur
jeni të lodhur ose kur jeni nën ndikimin e drogës,
alkoolit ose ilaçeve. Një moment shpërqendrimi gjatë
përdorimit të mjeteve me korrent mund të shkaktojë
dëmtime fizike të rënda.
Përdorni mjete personale mbrojtëse. Mbani gjithnjë
mbrojtëse për sytë. Pajisje mbrojtëse të tilla si një maskë
pluhuri, këpucë sigurie që nuk rrëshqasin, kapelë e fortë
ose mbrojtje për dëgjimin e përdorur për kushte të
përshtatshme do të zvogëlojnë dëmtimet personale.
Parandaloni ndezjen e padashur. Sigurohuni që çelësi
të jetë në pozicionin e fikur para se ta lidhni me
burimin e energjisë dhe/ose me baterinë, si edhe kur e
ngrini ose transportoni mjetin. Transportimi i mjeteve
me energji duke e mbajtur gishtin te çelësi ose lidhja e
mjeteve me energjinë ndërkohë që e kanë çelësin të
ndezur janë burim aksidentesh.
Hiqni çdo çelësi rregullues para se ta ndizni mjetin.
Çelësi i lënë i lidhur me ndonjë pjesë rrotulluese të mjetit
me energji mund të shkaktojë dëmtime fizike.
Mos u zgjatni tepër. Vendosini mirë këmbët dhe ruani
ekuilibrin gjatë gjithë kohës. Kjo ju jep mundësi që ta
keni më mirë në kontroll mjetin në situata të papritura.
Vishuni siç duhet. Mos vishni rroba të lirshme ose
bizhuteri. Mbajini flokët, rrobat dhe dorezat larg nga
pjesët e lëvizshme. Rrobat e lirshme, bizhuteritë ose
flokët e gjata mund të bllokohen te pjesët e lëvizshme.
Nëse janë siguruar pajisje për lidhjen e mjeteve për
nxjerrjen dhe grumbullimin e pluhurit, sigurohuni që
këto të lidhen dhe përdoren siç duhet. Grumbullimi i
pluhurit mund të ulë rreziqet që lidhen me pluhurin.
Mos lejoni që për shkak të përdorimit të shpeshtë të
mjeteve, të fitoni tepër siguri te vetja dhe të shpërfillni
parimet e sigurisë. Një veprim i pakujdesshëm mund të
shkaktojë dëmtime të rënda në të qindtat e sekondës.
2.4
PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR
MJETIN ME ENERGJI
Mos ushtroni forcë në mjeti me energji. Përdoreni
mjetin me energji për qëllimin që ka. Përdorimi i
duhur i mjetit me energji do ta bëjë punën më mirë dhe në
mënyrë më të sigurt dhe me shpejtësinë për të cilën është
ndërtuar.
Mos e përdorni mjetin me energji nëse çelësi nuk e
ndez dhe nuk e fik. Çdo mjet me energji që nuk mund të
kontrollohet me çelës, është i rrezikshëm dhe duhet
riparuar.
Shkëputeni spinën nga burimi i energjisë dhe/ose
hiqeni paketën e baterisë, nëse mund të hiqet, nga
mjeti me energji para se të bëni rregullime, para se të
Shqip
ndërroni aksesorët ose para se t'i lini mjetet me
energji. Këto masa parandaluese sigurie ulin rrezikun që
mjeti me energji të ndizet padashur.
Kur mjetet me energji janë të ndezura por jo duke
punuar, mbajini larg fëmijëve dhe mos lini që
personat që nuk e njohin mjetin me energji ose këto
udhëzime ta përdorin mjetin. Mjetet me energji janë të
rrezikshme në duart e personave të patrajnuar.
Mirëmbajini mjetet me energji dhe aksesorët.
Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme nuk janë
pozicionuar siç duhet ose janë bllokuar, nëse ka pjesë
të thyera ose ndonjë problem tjetër që mund të
ndikojë te punimi i mjetit. Nëse është dëmtuar,
riparojeni mjetin me energji para se ta përdorni.
Shumë aksidente shkaktohen nga mjetet me energji që nuk
janë mirëmbajtur siç duhet.
Mbajini mjetet prerëse të mprehta dhe të pastra.
Mjetet prerëse me anë të mprehta që janë mirëmbajtur siç
duhet ka më pak të ngjarë të bllokohen dhe kontrollohen
më lehtë.
Përdorini mjetin me energji, aksesorët dhe puntot, etj.
sipas këtyre udhëzimeve, duke marrë parasysh
kushtet e punës dhe punën që do të bëhet. Përdorimi i
mjeteve me energji për punë të ndryshme nga ato për të
cilat janë projektuar, mund të shkaktojë situata të
rrezikshme.
Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e kapjes të thata, të
pastra dhe pa vaj ose graso. Dorezat dhe sipërfaqet e
prekjes që rrëshqasin nuk ju lejojnë ta kapni dhe
kontrolloni në mënyrë të sigurt mjetin në situata të
papritura.
2.5
PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR
BATERINË
Karikojeni vetëm me karikues të specifikuar nga
prodhuesi. Një karikues që është i përshtatshëm për një
lloj baterie mund të përbëjë rrezik zjarri kur përdoret me
një bateri tjetër.
Përdorini mjetet me energji vetëm me bateritë e
posaçme. Përdorimi i baterive të tjera mund të krijojë
rrezik dëmtimesh fizike dhe zjarri.
Kur bateria nuk përdoret, mbajeni larg nga objektet e
tjera metalike, si kapëset e letrave, monedhat, çelësat,
gozhdët, vidat ose objektet e tjera metalike që mund të
krijojnë një lidhje nga një terminal te një tjetër.
Bashkimi i terminaleve të baterisë së bashku mund të
shkaktojë djegie ose zjarr.
Nën kushte gërryese, nga bateria mund të dalin
lëngje; shmangni kontaktin. Nëse ndodh padashur
ndonjë aksident, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu bie në
kontakt me sytë, kërkoni ndihmë të mëtejshme
mjekësore. Lëngu që del nga bateria mund të shkaktojë
irritim ose djegie.
Mos e përdorni një bateri ose mjet që është dëmtuar
ose modifikuar. Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara
mund të paraqesin rreziqe të cilat çojnë në zjarr,
shpërthim ose dëmtime fizike.
309
SQ

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents