Download Print this page

Oral-B iO Manual page 80

Hide thumbs Also See for iO:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
dëmtimin për shkak të përdorimit të papërshtatshëm,
përdorimit ose konsumimit normal, sidomos në lidhje me kokat
e furçës, si dhe defektet që kanë një efekt të papërfillshëm në
vlerën ose përdorimin e pajisjes.
Garancia bëhet e pavlefshme nëse riparimet kryhen nga
persona të paautorizuar dhe nëse nuk përdoren pjesë origjinale
Oral-B.
Kjo pajisje është e pajisur me një ndërfaqe të miratuar të radios
Bluetooth Inteligjent. Mosarritja e krijimit të një lidhje Bluetooth
Inteligjent me smartfonë të caktuar nuk është e mbuluar nga
garancia e pajisjes, përveçse kur mosfunksionimi i ndërfaqes
së Bluetooth është i referueshëm tek Oral-B. Pajisjet Bluetooth
janë të garantuara nga prodhuesit e tyre dhe jo nga Oral-B.
Oral-B nuk ndikon ose bën ndonjë rekomandim te prodhuesit e
pajisjeve dhe prandaj Oral-B nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi për numrin e pajisjeve të pajtueshme me ndërfaqen
tonë Bluetooth.
Oral-B rezervon të drejtën, pa asnjë njoftim paraprak, që të
bëjë çdo modifikim teknik ose ndryshime te sistemi i zbatimit të
funksionaliteteve të pajisjes, ndërfaqes dhe ndryshime të
strukturës së menusë që konsiderohen të nevojshme për të
siguruar se sistemet Oral-B funksionojnë në mënyrë të
besueshme.
Për të marrë shërbimin brenda periudhës së garancisë,
dorëzoni ose dërgoni pajisjen e plotë me faturën tuaj të shitjes
te një pikë e autorizuar servisi e Oral-B nga Braun.
Informacion
®
Moduli i radios Bluetooth
Megjithëse të gjitha funksionet e treguara në pajisjen Bluetooth
janë të pajtueshme, Oral-B nuk siguron 100% besueshmëri të
lidhjes dhe përputhje të përdorimit të funksionaliteteve.
Rendimenti i përdorimit dhe besueshmëria e lidhjes janë
konsekuenca të drejtpërdrejta të secilës pajisje individuale
Bluetooth, versionit të softuerit, si dhe sistemit të përdorimit të
atyre pajisjeve Bluetooth dhe rregulloreve të sigurisë të
kompanisë të zbatuara për pajisjen.
Oral-B vepron në pajtim me dhe zbaton rreptësisht standardin
Bluetooth sipas të cilit pajisjet Bluetooth mund të komunikojnë
dhe të funksionojnë me furçat e dhëmbëve Oral-B.
Megjithatë, nëse prodhuesit e pajisjes nuk arrijnë të zbatojnë
këtë standard, pajtueshmëria dhe funksionalitetet Bluetooth do
të kompromentohen më tej dhe përdoruesi mund të përjetojë
probleme të funksionimit dhe probleme që lidhen me
funksionalitetin. Ju lutemi vini re se softueri në pajisjen
Bluetooth mund të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në
pajtueshmërinë dhe përdorimin.
79

Hide quick links:

Advertisement

loading