Download Print this page

Oral-B iO Manual page 76

Hide thumbs Also See for iO:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
«Gum Care» (Kujdesi për mishrat e dhëmbëve) – Masazh
i butë i mishit të dhëmbëve
«Whiten» (Zbardhim) – Lustrim për raste të veçanta apo
çdo ditë
«Intense» (Intensiv) – Për një ndjesi të jashtëzakonshme të
pastrimit (përdorur me një shpejtësi të lartë)
«Super Sensitive» (Super i Ndjeshëm) – Pastrim super i butë
për pjesë mjaft të ndjeshme
«Tongue Clean» (Pastrimi i Gjuhës) – Pastrim i gjuhës për
raste të veçanta apo çdo ditë
Shënim: Radhitja dhe disponueshmëria e modaliteteve të larjes
me furçë mund të ndryshojë në varësi të modelit të blerë.
Kur përdorni modalitetin «Tongue Clean» (Pastrimi i Gjuhës),
rekomandojmë përdorimin e një koke pastrimi «Gentle Care»
(Kujdesi i Butë) (d). Mund ta pastroni gjuhën tuaj me ose pa
pastë dhëmbësh. Pastroni të gjithë pjesën e gjuhës tuaj
sistematikisht me lëvizje të buta. Koha e rekomanduar e
pastrimit është 30 sekonda; motori ndalon pas 30 sekondash.
Vendosja e modalitetit:
Fillimisht mund të zgjidhni modalitetin tuaj paraprak duke
shtypur butonin e modalitetit (8) vazhdimisht pasi doreza të jetë
zgjuar (ekrani është ndezur). Zgjidhni një modalitet duke
shtypur butonin ndezja/fikja (7). Furça juaj e dhëmbëve fillon
në modalitetin paraprak të zgjedhur. Gjithashtu mund të
ndryshoni modalitetet gjatë pastrimit.
Shënim: Gjithashtu mund të personalizoni cilësimet e
modalitetit përmes Aplikacionit Oral-B.
Ekrani Ndëraktiv
Ndizni ekranin ndëraktiv (4) duke shtypur butonin ndezja/fikja
(7). Nëse nuk udhëzohet më tej në ekran, mund të kaloni me
butonin e modalitetit dhe të zgjidhni me butonin ndezja/fikja.
(10-16) «Zgjedhja e modalitetit» – kaloni duke shtypur butonin
e modalitetit dhe zgjidhni modalitetin e paracaktuar të fillimit
me butonin ndezja/fikja.
(17) «Cilësimet» – kaloni përmes të gjitha modaliteteve derisa
të arrini në opsionin «Cilësimet»;
për të shtypur butonin ndezja/fikja:
-> (19) menaxhoni cilësimet e Bluetooth (aktivizoni/çaktivizoni)
-> (20) zgjidhni/ndryshoni dritën e Unazës së Dritës
-> (21) zgjidhni/ndryshoni gjuhën
-> (22) kryeni rivendosjen e fabrikës
(24) «Kohëmatësi» – tregon kohën e pastrimit.
(25) «Gjendja e baterisë» – tregon gjendjen e baterisë pas
përdorimit, kur karikohet ose kur bateria është e pakësuar.
(26) «Kujtimi i ndryshimit»– ju kujton kur të zëvendësoni kokën
e furçës tuaj.
75

Hide quick links:

Advertisement

loading