Download Print this page

Oral-B iO Manual page 72

Hide thumbs Also See for iO:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
këtë manual. Mos përdorni shtesa që
nuk rekomandohen nga prodhuesi.
Përdorni vetëm karikuesin që vjen me
pajisjen.
PARALAJMËRIM
• Mos e vendosni karikuesin në ujë ose në lëngje dhe mos e
mbani në një vend ku mund të bjerë apo të tërhiqet drejt
vaskës ose lavamanit. Mos e kapni kur bie në ujë. Hiqeni
menjëherë nga priza.
• Shmangni përkuljen e fortë, ngecjen ose shtypjen e
kordonit.
• Kjo pajisje përmban bateri që janë të pazëvendësueshme.
Mos e hapni dhe çmontoni pajisjen. Për riciklimin e baterive,
hidheni të gjithë pajisjen në tërësi, në pajtim me ligjin në fuqi
për ruajtjen e mjedisit. Hapja e dorezës do të shkatërrojë
pajisjen dhe do ta bëjë garancinë të pavlefshme.
• Kur e hiqni nga priza, gjithmonë tërhiqni spinën elektrike
dhe jo kordonin. Mos e prekni spinën elektrike me duar të
lagëta. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Nëse i jeni nënshtruar ndonjë trajtimi dentar lidhur me
gjendjen e kujdesit oral, këshillohuni me specialistin tuaj
dentar para përdorimit.
• Kjo furçë dhëmbësh është një pajisje e kujdesit personal
dhe nuk është e synuar për përdorim nga shumë pacientë
në klinika apo institute dentare. Për arsye higjenike
rekomandojmë përdorimin e dorezave të furçës dhe kokave
të furçës individuale për çdo anëtar të familjes.
• Mund të hiqen pjesë të vogla, kështu që mbajeni larg
fëmijëve.
Për të shmangur thyerjen e kokës së furçës, gjë që mund të
shkaktojë rrezik asfiksimi nga pjesët e vogla ose mund të
dëmtojë dhëmbët:
• Para çdo përdorimi, sigurohuni që koka e furçës përshtatet
mirë. Ndërpriteni përdorimin e furçës së dhëmbëve në rast
se koka e furçës nuk përputhet si duhet. Mos e përdorni
kurrë pa kokë furçe.
• Në rast se bie doreza e furçës së dhëmbëve, koka e furçës
duhet të zëvendësohet para përdorimit tjetër, edhe nëse
nuk ka dëmtime të dukshme.
• Zëvendësojeni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më herët
nëse koka e furçës harxhohet.
• Pastrojeni kokën e furçës siç duhet pas çdo përdorimi
(shikoni paragrafin «Rekomandimet për pastrimin»).
Pastrimi i duhur garanton përdorimin e sigurt dhe një
jetëgjatësi funksionale të furçës së dhëmbëve.
71

Hide quick links:

Advertisement

loading