Makita DHR171 Instruction Manual page 22

Hide thumbs Also See for DHR171:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme. Lironi mbajtësen
anësore dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në
mbajtësen anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në
thellësinë e dëshiruar dhe shtrëngoni mirë mbajtësen
anësore.
► Fig.12: 1. Vrima 2. Matësi i thellësisë
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Kupa kundër pluhurit (aksesor
opsional)
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kupën kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kupa
kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.13: 1. Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Aksesor opsional
VINI RE:
Nëse blini kompletin e kupës kundër
pluhurit si aksesor opsional, mbajtësja standarde
anësore nuk mund të përdoret me kompletin e
kupës kundër pluhurit të instaluar në vegël. Kur në
vegël është instaluar kompleti i kupës kundër pluhurit,
hiqeni mbajtësen nga mbajtësja standarde anësore
dhe më pas vendoseni atë në setin opsional të bazës
mbajtëse.
► Fig.14: 1. Buloni 2. Mbajtësja 3. Kompleti opsional i
bazës mbajtëse
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar nga
pluhuri i imët i metalit ose materialeve të ngjashme.
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e kupës kundër
pluhurit me punto të vendosur në vegël. Ajo mund të
dëmtojë kompletin e kupës kundër pluhurit dhe mund
të shkaktojë rrjedhje të pluhurit.
Përpara instalimit të kompletit të kupës kundër pluhurit,
hiqeni punton nga vegla nëse është e instaluar.
Instalojeni distancatorin në mënyrë të tillë që kanalet në
distancator të përshtaten me pjesët e dala në trupin e
veglës gjatë zgjerimit të saj. Kini kujdes që susta të mos
dalë nga e çara e distancatorit.
► Fig.15: 1. Distancatori 2. Susta
► Fig.16
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm
Instalojeni mbajtësen anësore (kompleti opsional i bazës
mbajtëse dhe mbajtësja e hequr nga mbajtësja standarde
anësore) në mënyrë të tillë që kanali në mbajtëse të
përshtatet me pjesën e dalë në distancator. Rrotulloni
dorezën në drejtim të akrepave të orës për ta siguruar.
► Fig.17: 1. Mbajtësja anësore
Instalojeni kompletin e kupës kundër pluhurit në mënyrë
që kapëset e kapakut kundër pluhurit të puthiten në të
çarat e distancatorit.
► Fig.18: 1. Kupa kundër pluhurit 2. Kapëset
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent me
kompletin e kupës kundër pluhurit, hiqeni kapakun
kundër pluhurit përpara se ta lidhni.
► Fig.19: 1. Kapaku kundër pluhurit
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.20: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinos
Për të hequr kompletin e kupës kundër pluhurit, mbani
bazën e kupës kundër pluhurit dhe nxirreni.
► Fig.21: 1. Kupa kundër pluhurit
SHËNIM: Nëse kapaku hiqet nga kupa kundër
pluhurit, bashkojeni me anën e printuar lart në
mënyrë që kanali në kapak të puthitet me pjesën e
brendshme të periferisë së aksesorit.
► Fig.22
Grepi
Aksesor opsional
KUJDES:
Hiqeni gjithmonë baterinë kur e varni
veglën me anë të grepit.
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
► Fig.23: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjatë përdorimit, përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
SHËNIM: Nëse kutia e baterisë është në temperaturë
të ulët, kapaciteti i veglës mund të mos arrihet
plotësisht. Në këtë rast, ngroheni kutinë e baterisë
duke e përdorur veglën pa ngarkesë për pak kohë për
të arritur plotësisht kapacitetin e veglës.
► Fig.24
22 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr171rtjDhr171z

Table of Contents