Makita DHR171 Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for DHR171:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
kutinë e baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë
nëse çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Ndezja e llambës së përparme
► Fig.4: 1. Këmbëza e çelësit 2. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Llamba
fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.5: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
VINI RE:
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës kur vegla është ndezur.
Vegla mund të dëmtohet.
VINI RE:
Për të shmangur konsumimin e shpejtë
të mekanizmit të ndryshimit të modalitetit,
sigurohuni që doreza për ndryshimin e modalitetit
të punës të jetë vendosur siç duhet në një nga
pozicionet e modalitetit të punës.
Përpara se ta vendosni
Rrotullimi me goditje
Për shpime në beton, në mur etj. rrotulloni dorezën
për ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
Përdorni një punto me majë karbiti.
► Fig.6: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Vetëm rrotullim
Për shpim në materiale druri, metali ose plastike,
rrotulloni dorezën për ndryshimin e modalitetit të punës
në simbolin . Përdorni një punto shpimi turjelë ose
punto shpimi për dru.
► Fig.7: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen
anësore për të garantuar funksionim të sigurt.
KUJDES:
Pas instalimit apo rregullimit të
mbajtëses anësore, sigurohuni që mbajtësja
anësore të jetë mbërthyer mirë.
Instalojeni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
kanalet në mbajtëse të përshtaten me pjesët e dala
në trupin e veglës. Rrotulloni dorezën në drejtim të
akrepave të orës për ta siguruar. Doreza mund të
fiksohet në këndin e dëshiruar.
► Fig.8: 1. Mbajtësja anësore
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e
shpimit.
► Fig.9: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.10: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri
në fund kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e
shpimit jashtë.
► Fig.11: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
21 ALBANIAN
.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr171rtjDhr171z

Table of Contents