Makita DHR202 Instruction Manual page 18

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR202:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mbajtëse anësore (dorezë ndihmëse)
► Fig.9: 1. Baza e mbajtëses 2. Dhëmbët 3. Mbajtësja
anësore 4. Pjesa e dalë 5. Liruesi
6. Shtrënguesi
KUJDES:
Përdorni gjithmonë mbajtësen anësore për
siguri në punë.
Instaloni mbajtësen anësore në mënyrë të tillë që
dhëmbët në përshtatësin e mbajtëses të vendosen
ndërmjet daljeve në trupin e veglës. Më pas shtrëngoni
mbajtësen duke e rrotulluar në drejtim orar në
pozicionin e dëshiruar. Ajo mund të rrotullohet 360° që
të sigurohet në çdo pozicion.
Grasoja për punton
Mbulojeni kokën e boshtit të puntos paraprakisht me
një sasi të vogël grasoje (rreth 0,5 - 1 g). Lubrifikimi
i mandrinos siguron punim pa probleme dhe një
jetëgjatësi më të madhe.
Instalimi ose heqja e puntos
Pastroni bishtin e puntos dhe aplikoni pak graso para se
ta instaloni punton.
► Fig.10: 1. Bishti i puntos 2. Grasoja për punton
Futeni punton në vegël. Rrotulloni punton dhe shtyjeni
derisa të zërë vend.
► Fig.11: 1. Punto 2. Kapaku i mandrinos
Nëse puntoja nuk futet brenda, hiqeni punton. Tërhiqeni disa
herë poshtë kapakun e mandrinës. Më pas futeni punton
sërish. Rrotulloni punton dhe shtyjeni derisa të zërë vend.
Pas instalimit sigurohuni gjithmonë që puntoja të jetë
kapur siç duket, duke e provuar ta nxirrni.
Për të hequr punton, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinës dhe nxirreni punton jashtë.
► Fig.12: 1. Punto 2. Kapaku i mandrinos
Këndi i puntos (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
► Fig.13: 1. Çelësi i ndryshimit të modalitetit të
veprimit 2. Simboli O
Puntoja mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për të
ndryshuar këndin e puntos, lëshoni butonin e bllokimit
dhe rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të
punës në simbolin O. Rrotulloni punton në këndin e
dëshiruar.
Lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin
pas sigurohuni që puntoja të jetë shtrënguar sa duhet
duke e rrotulluar pak.
► Fig.14
Matësi i thellësisë
► Fig.15: 1. Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi uniforme. Lironi mbajtësen anësore
dhe fusni matësin e thellësisë në vrimë në mbajtësen
anësore. Rregulloni matësin e thellësisë në thellësinë e
dëshiruar dhe shtrëngoni mbajtësen anësore.
SHËNIM:
Matësi i thellësisë nuk mund të përdoret në
pozicionin ku matësi i thellësisë godet folenë e
ingranazhit.
Kapaku kundër pluhurit
► Fig.16: 1. Kapaku kundër pluhurit
Përdorni kapakun kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj
gjatë punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni
kapakun kundër pluhurit në punto siç tregohet në figurë.
Përmasa e puntove ku mund të bashkëngjitet kapaku
kundër pluhurit është si më poshtë.
Mbajtësja e pluhurave 5
Mbajtësja e pluhurave 9
PËRDORIMI
Funksionimi i shpimit me goditje
► Fig.17
Vendosni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin
Poziciononi punton në vendin e dëshiruar për vrimën
pastaj tërhiqni çelësin.
Mos ushtroni forcë te vegla. Presioni i lehtë jep
rezultatet më të mira. Mbajeni veglën në pozicion dhe
mos lejoni që të rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë presion nëse vrima bllokohet
me cifla dhe grimca. Më mirë ndizni veglën bosh, më
pas hiqeni punton pjesërisht nga vrima. Duke përsëritur
këtë disa herë, vrima do të pastrohet dhe do të rifillojë
shpimi normal.
KUJDES:
Ushtrohet një forcë e madhe dhe e papritur
përdredhjeje në vegël/punto në momentin e
çarjes së vrimës, nëse vrima bllokohet me
cifla dhe grimca ose gjatë goditjes së shufrave
përforcuese që janë futur në beton. Përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni fort veglën dhe nga
mbajtësja anësore dhe nga doreza e çelësit
gjatë kohës që është në punë. Moskryerja e këtij
veprimi mund të çojë në humbjen e kontrollit të
veglës dhe ndoshta në lëndime serioze.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
. Më
mund të ndodhë gjatë vënies në punë të veglës pa
ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë punës. Kjo
nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Fryrësja (aksesor opsional)
► Fig.18: 1. Fryrësja
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
18 SHQIP
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm
.

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr202z

Table of Contents