Makita DHR202 Instruction Manual page 17

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR202:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
I mbingarkuar:
Vegla përdoret në një mënyrë që e bën atë
të marrë rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, lëshoni çelësin në vegël dhe ndaloni
aplikacionin që shkaktoi mbingarkesën e veglës. Më
pas tërhiqni përsëri çelësin për të rifilluar.
Nëse vegla nuk ndizet, bateria është e
mbinxehur. Në këtë situatë, lëreni baterinë të
ftohet përpara se ta tërhiqni përsëri çelësin.
Tension i ulët i baterisë:
Kapaciteti i mbetur i baterisë është shumë
i ulët dhe vegla nuk do të punojë. Në këtë
situatë, hiqni dhe ngarkoni baterinë.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.3: 1. Këmbëza e çelësit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në
vegël, kontrolloni gjithmonë për të parë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin.
Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në çelës.
Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
Ndezja e llambës
► Fig.4: 1. Llamba
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Tërhiqni çelësin për të ndezur llambën. Llamba
vazhdon të ndriçojë gjatë tërheqjes së çelësit. Drita fiket
automatikisht 10 - 15 sekonda pas lëshimit të çelësit.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes
të mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të
ulë ndriçimin.
Mos përdorni hollues ose benzinë për të
pastruar llambën. Tretësira të tilla mund ta
dëmtojnë atë.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.5: 1. Leva për ndryshimin e lëvizjes në anën e
kundërt
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit
përpara përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë veglën.
Kur nuk e përdorni veglën, vendoseni gjithmonë
levën e çelësit të ndryshimit në pozicionin neutral.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
Rrotullimi me goditje
► Fig.6: 1. Rrotullimi me goditje 2. Butoni bllokues
3. Çelësi i ndryshimit të modalitetit të veprimit
Për shpime në beton, në mur etj., lëshoni butonin
e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës në simbolin
me majë tungsten-karbit.
Vetëm rrotullim
► Fig.7: 1. Vetëm rrotullim
Për shpime në materiale druri, metali ose plastike,
lëshoni butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për
ndryshimin e modalitetit të punës në simbolin
Përdorni një punto turjelë ose një punto druri.
Vetëm goditje
► Fig.8: 1. Vetëm goditje
Për punime ciflosjeje, leskërimi ose shkatërrimi, lëshoni
butonin e bllokimit dhe rrotulloni dorezën për ndryshimin
e modalitetit të punës në simbolin
bulino shpuese, daltë të ftohtë, daltë për leskërim etj.
KUJDES:
Mos e rrotulloni dorezën për ndryshimin e
modalitetit të punës kur vegla është ndezur.
Vegla mund të dëmtohet.
Për të shmangur konsumimin e shpejtë
të mekanizmit të ndryshimit të modalitetit,
sigurohuni që doreza e ndryshimit të modalitetit
të punës të jetë vendosur siç duhet në një nga
tre pozicionet e modalitetit të punës.
Kufizuesi i rrotullimit
Kufizuesi i rrotullimit do të aktivizohet kur të arrihet një
nivel i caktuar i rrotullimit. Motori do të shkëputet nga
boshti në dalje. Kur kjo të ndodhë, puntoja nuk do të
rrotullohet më.
KUJDES:
Sapo të aktivizohet kufizuesi i rrotullimit, fikni
menjëherë veglën. Kjo ndihmon në parandalimin
e konsumimit të parakohshëm të veglës.
Sharrat për vrima nuk mund të përdoren me
këtë vegël. Ato shpesh bllokohen ose ngecin
me lehtësi në vrimë. Kjo do të bëjë që kufizuesi i
rrotullimit të aktivizohet shumë shpesh.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
17 SHQIP
. Përdorni një punto
.
. Përdorni një

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr202z

Table of Contents