Udhëzime Të Rëndësishme Për Sigurinë - Makita DHR202 Instruction Manual

Cordless combination hammer
Hide thumbs Also See for DHR202:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
7.
Në mot të ftohtë ose kur vegla nuk është përdorur
për një kohë të gjatë, lëreni veglën të ngrohet për
pak kohë duke e përdorur pa ngarkesë. Kjo do
të lehtësojë lubrifikimin. Funksionimi me goditje
është i vështirë pa pasur nxehjen e duhur.
8.
Gjithmonë sigurohuni që të keni mbështetje të
qëndrueshme të këmbëve.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë ndërkohë
që e përdorni pajisjen në vende të larta.
9.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
10. Mbajini duart larg pjesëve lëvizëse.
11.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
12. Ndërsa punoni, mos ia drejtoni veglën asnjërit
prej personave në zonë. Puntoja mund të
fluturojë dhe mund të lëndojë rëndë ndonjë njeri.
13. Mos e prekni punton ose pjesët afër puntos
menjëherë pas veprimit; ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
14. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR
SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë me ujë
të pastër dhe kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.
Kjo gjë mund të rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
Mos i prekni polet me materiale të tjera përcjellëse.
(1)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
(2)
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë
6.
në vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50°C (122°F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni baterinë.
9.
Mos përdorni bateri të dëmtuar.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet plotësisht.
1.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe ngarkoni
baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës në
10°C - 40°C (50°F - 104°F). Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
4.
Ngarkojeni baterinë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
► Fig.1: 1. Treguesi i kuq 2. Butoni 3. Kutia e baterisë
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë
nga vegla ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e
përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë bashkoni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni gjithmonë deri në
fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet në vend.
Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e sipërme
të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
Instalojeni plotësisht derisa treguesi i kuq të mos
shihet. Nëse jo, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
vegla duke ju lënduar ju ose personat pranë.
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
(bateri litiumi e shënuar me yll)
► Fig.2: 1. Shënim me yll
Bateritë e litiumit të shënuara me yll janë të pajisura me
një sistem mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në vegël për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla dhe/ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
16 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dhr202z

Table of Contents