Download Print this page

Makita M3700 Instruction Manual page 19

Hide thumbs Also See for M3700:

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
1.
Vendoseni bazën e veglës mbi materialin që do
të pritet pa bërë asnjë kontakt me punton e makinës
buzëprerëse.
2.
Ndizni veglën dhe prisni derisa puntoja e makinës
buzëprerëse të marrë shpejtësinë e plotë.
3.
Lëvizeni veglën përpara mbi sipërfaqen e
materialit, duke e mbajtur bazën e veglës të ngritur dhe
duke përparuar lehtë derisa të përfundoni prerjen.
► Fig.4
Kur bëni prerjen e skajeve sipërfaqja e materialit të
punës duhet të jetë në të majtë të puntos së makinës
buzëprerëse në drejtim të furnizimit.
► Fig.5: 1. Materiali i punës 2. Drejtimi i rrotullimit të
puntos 3. Pamje nga lart e veglës 4. Drejtimi
i furnizimit
Kur përdorni udhëzuesin e drejtë ose udhëzuesin e
makinës buzëprerëse, sigurohuni që ta mbani në të
djathtë të drejtimit të furnizimit. Kjo do të ndihmojë ta
mbajë ngjitur me anën e materialit të punës.
► Fig.6: 1. Drejtimi i furnizimit 2. Drejtimi i rrotullimit
të puntos 3. Materiali i punës 4. Udhëzuesi
i drejtë
SHËNIM: Lëvizja e veglës përpara me shpejtësi
mund të shkaktojë prerje me cilësi të dobët ose
dëmtim të puntos së makinës buzëprerëse ose
motorit. Lëvizja e veglës përpara me ngadalë mund
të djegë ose dëmtojë prerjen. Niveli i duhur i furnizimit
do të varet nga përmasat e puntos, lloji i materialit
të punës dhe thellësia e prerjes. Përpara se të nisni
prerjen në materialin e punës, është e këshillueshme
që të bëni një prerje për provë në material druri që
keni për të hedhur. Kjo do të tregojë me saktësi si do
të duket prerja dhe do t'ju mundësojë të kontrolloni
dimensionet.
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
Udhëzuesi i pllakës mbështetëse siguron një bokull në
të cilën kalon puntoja e makinës buzëprerëse, duke
lejuar përdorimin e makinës buzëprerëse me modelet e
pllakës mbështetëse.
► Fig.7
1.
Lironi vidën shtrënguese dhe më pas hiqni
mbajtësin e udhëzuesit dhe deflektorin e ashklave.
► Fig.8: 1. Vida e mbërthimit 2. Mbajtësja e
udhëzuesit 3. Deflektori i ashklave
2.
Lironi vidat dhe hiqni mbrojtësen e bazës.
► Fig.9: 1. Mbrojtësja e bazës 2. Vidat
3.
Vendosni udhëzuesin e pllakës mbështetëse mbi
bazë dhe zëvendësoni mbrojtësen e bazës. Më pas
sigurojeni mbrojtësen e bazës duke shtrënguar vidat.
4.
Siguroni pllakën mbështetëse në materialin e
punës. Vendoseni veglën në pllakën mbështetëse dhe
lëvizeni me anë të udhëzuesit të pllakës mbështetëse
duke e rrëshqitur në anë të pllakës mbështetëse.
► Fig.10: 1. Puntoja e makinës buzëprerëse 2. Baza
3. Pllakëza mbështetëse 4. Materiali i punës
5. Udhëzuesi i pllakës mbështetëse
SHËNIM: Materiali i punës mund të pritet në një
përmasë pak më ndryshe nga pllaka mbështetëse.
Lejoni distancën (X) ndërmjet puntos së makinës
buzëprerëse dhe pjesës së jashtme të udhëzuesit të
pllakës mbështetëse. Distanca (X) mund të llogaritet
sipas ekuacionit të mëposhtëm:
Distanca (X) = (diametri i jashtëm i udhëzuesit
të pllakës mbështetëse – diametrin e puntos së
makinës buzëprerëse) / 2
Udhëzuesi i drejtë
Aksesorë opsionalë
Udhëzuesi i drejtë përdoret me efikasitet për prerje të
drejta gjatë prerjes me kënd ose kanaleve.
► Fig.11
1.
Instaloni pllakën e udhëzuesit me udhëzuesin e
drejtë me anë të një buloni dhe dadoje flutur.
► Fig.12: 1. Buloni 2. Pllaka udhëzuese 3. Udhëzuesi
i drejtë 4. Dadoja flutur
2.
Hiqni mbajtësen e udhëzuesit dhe deflektorin e
ashklave më pas vendosni udhëzuesin e drejtë me
vidën shtrënguese.
► Fig.13: 1. Vida e mbërthimit 2. Udhëzuesi i drejtë
3. Dadoja flutur 4. Baza
3.
Lironi dadon flutur mbi udhëzuesin e drejtë dhe
rregulloni distancën ndërmjet puntos së makinës
buzëprerëse dhe udhëzuesit të drejtë. Kur të arrini
distancën e dëshiruar, shtrëngojeni mirë dadon flutur.
4.
Gjatë prerjes lëvizeni veglën me udhëzuesin e
drejtë të vendosur rrafsh me anën e materialit të punës.
Nëse distanca (A) ndërmjet anës së materialit të punës
dhe pozicionit të prerjes është shumë e gjerë për
udhëzuesin e drejtë ose nëse ana e materialit të punës
nuk është e drejtë, atëherë udhëzuesi i drejtë nuk mund
të përdoret. Në këtë rast shtrëngoni fort me vida një
dërrasë të drejtë mbi materialin e punës dhe përdoreni
si udhëzues kundrejt bazës së makinës buzëprerëse.
Drejtojeni veglën në drejtim të shigjetës.
► Fig.14
Punime në formë qarkore
Punimet në formë qarkore mund të arrihen nëse
montoni udhëzuesin e drejtë dhe pllakën e udhëzuesit.
Rrezja minimale dhe maksimale e rrathëve që do
të priten (distanca ndërmjet qendrës së rrethit dhe
qendrës së puntos së makinës buzëprerëse) janë si më
poshtë:
Minimumi: 70 mm
Maksimumi: 221 mm
Për të prerë rrathë me rreze nga 70 deri në 121 mm
► Fig.15: 1. Dadoja flutur 2. Udhëzuesi i drejtë
3. Pllaka udhëzuese 4. Vrima qendrore
5. Buloni
Për të prerë rrathë me rreze nga 121 deri në 221 mm
► Fig.16: 1. Dadoja flutur 2. Udhëzuesi i drejtë
3. Pllaka udhëzuese 4. Vrima qendrore
5. Buloni
19 ALBANIAN

Advertisement

loading