Makita DTW284 Instruction Manual page 21

Hide thumbs Also See for DTW284:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Gjendja e treguesit të baterisë
Ndezur
SHËNIM: Kur ekrani LED fiket, vegla fiket për të
kursyer energjinë e baterisë. Për të kontrolluar
kapacitetin e mbetur të baterisë, tërhiqeni lehtë
këmbëzën e çelësit.
SHËNIM: Ekrani LED fiket afërsisht një minutë pas
lëshimit të këmbëzës së çelësit.
SHËNIM: Kur ekrani LED ndizet dhe vegla nuk
funksionon as me një kuti baterie të ngarkuar, ftoheni
plotësisht veglën. Nëse kjo gjendje nuk ndryshon,
ndaloni përdorimin dhe dërgojeni veglën për riparim
në qendrën lokale të shërbimit Makita.
SHËNIM: Kur vegla mbinxehet, drita pulson për një
minutë dhe ekrani LED fiket. Në këtë rast, ftoheni
veglën para se ta përdorni përsëri.
Veprimi i ndërrimit
► Fig.5: 1. Çelësi
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
SHËNIM: Vegla ndalon automatikisht kur vazhdoni të
tërhiqni këmbëzën e çelësit për 3 minuta.
Ndryshimi i forcës/regjimit goditës
► Fig.9: 1. Ndryshimi në katër shkallë 2. Regjimi
me goditje të fortë 3. Regjimi me goditje
mesatare 4. Regjimi me goditje të butë
5. Regjimi i rrotullimit mbrapsht me ndalim
automatik 6. Butoni
Mund të ndryshoni goditjen në katër shkallë: regjimi i
fortë, mesatar, i butë dhe rrotullimi mbrapsht me ndalim
automatik.
Për të zgjedhur hapin, shtypni butonin
Kapaciteti i
mbetur i baterisë
Fikur
50% deri 100%
20% deri 50%
0% deri 20%
.
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
► Fig.6: 1. Llamba
► Fig.7: 1. Butoni
Për të ndezur gjendjen e llambës, shtypni
butonin
për një sekondë. Për të fikur gjendjen e
llambës, shtypni sërish butonin
Me gjendjen e llambës të NDEZUR, tërhiqni këmbëzën
e çelësit për ta ndezur llambën. Për ta fikur, lëshojeni.
Llamba fiket afërsisht pas 10 sekondash pas lëshimit të
këmbëzës së çelësit.
Me gjendjen e llambës të FIKUR, llamba nuk ndizet
edhe nëse tërhiqni këmbëzën.
SHËNIM: Për të konfirmuar gjendjen e llambës,
tërhiqni këmbëzën. Kur llamba ndriçohet nga tërheqja
e këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës është
NDEZUR. Kur llamba nuk ndizet, gjendja e llambës
është FIKUR.
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
SHËNIM: Ndërsa tërhiqni këmbëzën e çelësit,
gjendja e llambës nuk mund të ndryshohet.
SHËNIM: Pas afërsisht 10 sekondash nga lëshimi
i këmbëzës së çelësit, gjendja e llambës mund të
ndryshohet.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
► Fig.8: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
KUJDES:
Kur nuk e përdorni veglën,
vendoseni gjithmonë levën e çelësit të ndryshimit
në pozicionin neutral.
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Shtypni levën e çelësit të ndryshimit nga
ana A për rrotullimin në drejtimin orar ose nga ana B për
rrotullimin në drejtimin kundërorar.
Kur leva e çelësit të ndryshimit është në pozicionin
neutral, çelësi nuk mund të tërhiqet.
Pas afërsisht një minute nga lëshimi i këmbëzës së
çelësit, forca goditëse mund të ndryshohet.
Regjimi i fortë, mesatar, i butë lejon një shtrëngim të
përshtatshëm për punën.
Funksioni i regjimit të rrotullimit mbrapsht me ndalim
automatik funksionon vetëm me tërheqjen e këmbëzës
plotësisht në rrotullimin e veglës në drejtim të
kundërt të akrepave të orës. Kur buloni/dadoja lirohet
mjaftueshëm, vegla ndalon goditjen dhe rrotullimin.
21 ALBANIAN
për një sekondë.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Dtw285Dtw285z

Table of Contents