Makita UB001G Instruction Manual page 32

Cordless blower
Hide thumbs Also See for UB001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit ose
kushteve të baterisë, përdorimi i regjimit të Përforcimit
është i kufizuar për të mbrojtur makinerinë. Nëse
llamba kryesore e energjisë së makinerisë pulson në
të gjelbër kur tërhiqni këmbëzën e çelësit plotësisht
ose ndërsa po e përdorni makinerinë në regjimin
e Përforcimit, regjimi i Përforcimit nuk është i
disponueshëm.
SHËNIM: Regjimi i Përforcimit nuk është i
disponueshëm duke rrotulluar levën e komandimit.
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë
Funksioni i kontrollit të shpejtësisë i bën të mundur
përdoruesit të ruajë një shpejtësi konstante pa qenë
nevoja të tërheqë këmbëzën. Për të rritur shpejtësinë,
kthejeni levën e komandimit për përpara. Për të ulur
shpejtësinë, kthejeni levën e komandimit për mbrapa.
► Fig.18: 1. Leva e komandimit
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Makineria nuk ndizet as kur vendosni kutinë e baterisë
teksa tërhiqni këmbëzën e çelësit. Për ta ndezur
makinerinë, lëshoni fillimisht këmbëzën e çelësit dhe
kthejeni plotësisht levën e komandimit dhe pastaj
tërhiqni këmbëzën e çelësit.
PËRDORIMI
Përdorimi i fryrëses
KUJDES:
Mos e vendosni makinerinë përtokë
kur është e ndezur. Mund të hyjë rërë ose pluhur
nga vrima thithëse dhe të shkaktojë avari ose lëndim.
Mbajeni makinerinë fort me një dorë dhe kryejeni fryrjen
duke e lëvizur ngadalë përreth. Kur kryeni fryrje rreth
një ndërtese, një guri të madh ose një automjeti, mos
e drejtoni grykëzën drejt tyre. Kur kryeni punë nëpër
kënde, nisni nga këndi dhe pastaj vazhdoni në zonën
e gjerë.
► Fig.19
Përdorimi i setit të hundëzës së
ullukëve
KUJDES:
Gjatë përdorimit të grupit të
hundëzës së ulluqeve, mos e përdorni makinerinë
në regjimin e Përforcimit. Mund të humbni
ekuilibrin dhe mund të shkaktohet aksident duke
qenë se vëllimi i ajrit bëhet më i madh në regjimin e
Përforcimit.
KUJDES:
Kur përdorni grupin e hundëzës së
ulluqeve, mos e mbani fryrësen me një dorë, por
me të dyja duart.
► Fig.20
KUJDES:
Mos e përdorni grupin e hundëzës
së ulluqeve pranë telave elektrikë.
► Fig.21
KUJDES:
Mos e përdorni grupin e hundëzës
së ulluqeve në ditë me erë.
► Fig.22
KUJDES:
Kur përdorni grupin e hundëzës së
ulluqeve, mbajini njerëzit ose kafshët më shumë
se 15 m larg nga fryrësja.
► Fig.23
Mbajeni fryrësen lart vertikalisht duke kapur dorezën e
fryrëses. Vendoseni daljen e fryrëses në ulluk dhe më
pas ndizeni fryrësen.
► Fig.24
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë fikur dhe që kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të përpiqeni të kryeni kontroll apo
mirëmbajtje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i makinerisë
Pastrojeni makinerinë duke e fshirë pluhurin me një
leckë të thatë ose me një të njomur me ujë me sapun
dhe të shtrydhur.
► Fig.25
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Hiqini pluhurat apo papastërtitë nga hyrja e thithjes në
pjesën e pasme të makinerisë.
► Fig.26: 1. Foleja e thithjes
Ruajtja
Përpara se ta ruani makinerinë, hiqni kutinë e baterisë
nga makineria dhe kryeni mirëmbajtjen e plotë.
Ruajeni makinerinë në një vend larg fëmijëve dhe
mos e ekspozoni ndaj lagështisë, shiut apo dritës së
drejtpërdrejtë të diellit.
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të makinerisë është
e përshtatshme për varjen e makinerinë në një gozhdë
apo vidë në mur.
► Fig.27: 1. Vrima
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents