Makita UB001G Instruction Manual page 30

Cordless blower
Hide thumbs Also See for UB001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i grupit të hundëzës së
ullukëve
Aksesor opsional
1.
Bashkërenditeni kanalin në tubin përshtatës me
pjesën e dalë të tubit të përparmë, më pas bashkoni
tubin përshtatës me tubin e përparmë dhe më pas
rrotullojeni për ta fiksuar në vend.
Futni tubin përshtatës derisa të ndalojë në mënyrë që
pjesa e dalë të përshtatet me kanalin më të thellë në
tubin përshtatës.
► Fig.5: 1. Vida 2. Morsa e zorrës 3. Tubi përshtatës
4. Tubi i përparmë
2.
Lironi vidat në morsat e zorrës, kaloni morsën e
madhe të zorrës përmes tubit përshtatës dhe më pas
kaloni morsën e vogël të zorrës.
3.
Lidhni tubin zgjatues me tubin përshtatës.
Bashkërenditni tubin zgjatues me pjesën e dalë në
tubin përshtatës dhe më pas rrëshqitni tubin zgjatues
përgjatë kanalit në mënyrë që shenjat trekëndore të
jenë përballë njëra-tjetrës.
► Fig.6: 1. Tubi zgjatues 2. Tubi përshtatës
4.
Vendosni morsat e zorrës në kanale siç ilustrohet
dhe shtrëngoni vidat.
► Fig.7: 1. Vida 2. Morsa e zorrës
5.
Sipas lartësisë së punës, lidhni pjesën e mbetur të
tubave zgjatues me tubin zgjatues i cili është bashkuar
tashmë.
KUJDES:
Mos e bashkoni tubin zgjatues nëse
gjatësia totale duke përfshirë trupin e fryrëses
tejkalon 4 m.
6.
Rrotulloni daljen e hundëzës së fundit siç tregohet
në figurë.
► Fig.8
7.
Lidheni hundëzën e fundit me tubin zgjatues.
Kur e lidhni, bashkërenditni shenjën trekëndore në
hundëzën e fundit dhe tubin zgjatues, dhe më pas
shtyjeni hundëzën e fundit derisa të kërcasë. Pas
kësaj, rrotulloni hundëzën e fundit në një pozicion të
përshtatshëm për punën tuaj.
► Fig.9: 1. Hundëza e fundit 2. Tubi zgjatues
3. Shenja trekëndore
Kur hiqni hundëzën e fundit, bashkërenditni shenjat
trekëndore me hundëzën e fundit dhe tubin zgjatues,
më pas nxirreni hundëzën e fundit nga tubi zgjatues.
► Fig.10: 1. Hundëza e fundit 2. Tubi zgjatues
3. Shenja trekëndore
Vendosja e rripit të krahut
KUJDES:
Kur e përdorni makinerinë në
kombinim me furnizimin me energji të llojit çantë
shpine si p.sh. paketë elektrike portative, mos
përdorni rripat e krahut të përfshirë në paketën
e makinerisë, por përdorni rripin e varjes të
rekomanduar nga Makita.
Nëse vendosni rripat e krahut të përfshirë në paketën
e makinerisë dhe rripat e krahut të furnizimit me
energji të llojit çantë shpine njëkohësisht, heqja e
makinerisë ose e furnizimit me energji të llojit çantë
shpine është e vështirë në rast emergjence dhe
mund të shkaktojë aksident ose lëndim. Për rripin e
rekomanduar të varjes, pyesni Qendrën e Shërbimit
të Autorizuar të Makita.
KUJDES:
Sigurohuni t'i vendosni grepat e
rripit të krahut në mënyrë të sigurt në makineri.
Nëse grepat nuk vendosen plotësisht, mund të dalin
dhe të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Sigurohuni që të përdorni rripin
e krahut të dedikuar për këtë vegël. Përdorimi i
rripave të tjerë të krahut mund të shkaktojë lëndim.
Vendosini grepat e rripit të krahut në makineri siç
tregohet në figurë.
► Fig.11: 1. Grepi
Rripin e krahut mund edhe ta montoni në makineri sipas
ilustrimit në figurë, duke kapur njërën anë të rripit tek
tokëza e vet.
► Fig.12: 1. Tokëza
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që makineria
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo të kontrolloni
funksionin e makinerisë.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë makinerinë
përpara se të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort makinerinë dhe kutinë
e baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e makinerisë dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t'ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktohet dëmtim i makinerisë dhe i kutisë së
baterisë, si dhe lëndim i personit.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga
makineria duke ju lënduar juve ose personin pranë
jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
30 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents