Makita DJS800 Instruction Manual page 18

Cordless cement shear
Hide thumbs Also See for DJS800:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Instalimi i kokës prerëse
KUJDES:
Sigurojeni mirë kokën prerëse.
Përndryshe koka prerëse mund të rrotullohet gjatë
përdorimit dhe të shkaktojë lëndim të rëndë.
Futeni kokën prerëse direkt në vegël duke e kthyer në
të majtë dhe në të djathtë në mënyrë të alternuar. Më
pas shtrëngojini tre bulonat sipas rendit A, B, C me
çelësin fiso hekzagonal (5/32").
Sigurohuni që bulonat të jenë shtrënguar me 5,1 - 5,7
N.m. (45 - 50 inç•lbs) përpara se të përdorni veglën.
► Fig.8: 1. Koka prerëse 2. Buloni 3. Çelës fiso
hekzagonal (5/32") 4. Shtrëngimi
Grepi
KUJDES:
Mos e varni asnjëherë veglën në
vend të lartë ose në sipërfaqe që mund të jetë e
paqëndrueshme.
► Fig.9: 1. Ulluku 2. Grepi 3. Vida
Grepi shërben për ta varur veglën përkohësisht. Grepi
mund të montohet në cilëndo anë të veglës.
Për të instaluar grepin, futeni në një kanal në folenë e
veglës në njërën anë dhe më pas sigurojeni atë me një
vidë. Për ta hequr, lirojeni vidën dhe më pas nxirreni.
Rrotullimi i fletës
Tehet e fletëve anësore mund të përdoren në katër
mënyra duke rrotulluar fletët anësore siç tregohet në
figurë.
Koha dhe procedura për të rrotulluar fletët anësore
është si vijon:
Kur pjesët e brendshme të fletëve të secilës anë
bëhen të rrumbullakëta në rreth gjysmë gjerësi,
ndërroni fletët e secilës anë.
Kur të dyja tehet e fletëve të secilës anë bëhen
të rrumbullakëta, kthejini fletët e secilës anë nga
brenda jashtë.
► Fig.10
PËRDORIMI
Vajosja
VINI RE:
Përdorni vaj standard makinerie për
çelikun ose tretës mineralë për aluminin.
Përpara përdorimit, gjithmonë lubrifikoni zonat e
mëposhtme:
A
Të dyja anët e fletës qendrore që kanë kontakt me
fletën anësore majtas dhe fletën anësore djathtas.
► Fig.11
Rregullimi i këndit të kokës prerëse
KUJDES:
Sigurohuni që koka prerëse është
e siguruar në pozicion pas rregullimit të këndit të
kokës prerëse. Përndryshe koka prerëse mund të
rrotullohet gjatë përdorimit dhe të shkaktojë lëndim
të rëndë.
Rrotulloni kokën prerëse ndërkohë që shtypni butonin
e rrotullimit.
Lëshojeni butonin e rrotullimit kur koka prerëse është
në këndin e dëshiruar.
► Fig.12: 1. Butoni i rrotullimit
Operacioni i prerjes
KUJDES:
Mbani doreza. Skajet dhe ashklat e
materialit janë të mprehta dhe mund të shkaktojnë
lëndim.
Siguroni mirë materialin e punës. Lëvizeni veglën
përpara duke i mbajtur fletët anësore rrafsh me
sipërfaqen e materialit të punës.
► Fig.13: 1. Disku anësor 2. Materiali i punës
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Çelës fiso hekzagonal (5/32")
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
18 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents