Makita DJS800 Instruction Manual page 17

Cordless cement shear
Hide thumbs Also See for DJS800:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
SHËNIM: Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM: Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/
baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës dhe
baterisë. Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës
nëse vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme:
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kjo mbrojtje funksionon kur vegla përdoret në një
mënyrë që e bën atë të marrë rrymë të lartë anormale.
Në këtë situatë, fikeni veglën dhe ndaloni punën që
shkaktoi mbingarkesën e veglës. Pastaj ndizeni veglën
për ta rinisur.
Mbrojtja ndaj mbinxehjes
Kur vegla ose bateria është mbinxehur, vegla ndalon
automatikisht dhe llamba pulson. Në këtë rast, lëreni
veglën dhe baterinë të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Kjo mbrojtje funksionon kur ulet kapaciteti i mbetur i
baterisë. Në këtë situatë, hiqeni baterinë nga vegla dhe
karikojeni.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e
baterisë në vegël, kontrolloni gjithmonë nëse
çelësi është në pozicionin e duhur dhe nëse
kthehet në pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Për të parandaluar tërheqjen aksidentale të këmbëzës
së çelësit, jepet butoni i bllokimit të këmbëzës së
çelësit.
Për të ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit
të këmbëzës nga krahu "B" dhe tërhiqni këmbëzën e
çelësit.
Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta ndaluar. Pas përdorimit, shtypni gjithmonë butonin e
bllokimit të këmbëzës së çelësit nga krahu "A".
► Fig.3: 1. Butoni i bllokimit të këmbëzës së çelësit
2. Këmbëza e çelësit
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Vegla nuk ndizet as kur vendosni kutinë e baterisë
teksa tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Për ta ndezur veglën, në fillim lëshoni këmbëzën e
çelësit dhe më pas tërhiqni këmbëzën e çelësit.
Ndezja e llambës
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për ndezur llambën, tërhiqni lehtë këmbëzën e çelësit
dhe më pas lëshojeni. Llamba fiket afërsisht pas 10
sekondash pas lëshimit të këmbëzës së çelësit.
► Fig.4: 1. Llamba
SHËNIM: Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Heqja dhe instalimi i fletëve të
gërshërës
KUJDES:
Mos i hiqni asnjëherë fletët me duar
të zhveshura. Mbani doreza.
Tehu i mprehtë i fletës mund të shkaktojë lëndim.
Heqja e kokës prerëse
Përdorni çelësin fiso hekzagonal (5/32") për të liruar
bulonat që sigurojnë kokën prerëse. Nxirreni kokën
prerëse direkt duke e kthyer në të majtë dhe në të
djathtë në mënyrë të alternuar.
► Fig.5: 1. Koka prerëse 2. Buloni 3. Çelës fiso
hekzagonal (5/32") 4. Lirimi
Heqja e fletëve të gërshërëve
VINI RE:
Mbani fletët dhe bokullën që të mos bien
nga koka prerëse.
VINI RE:
Kini kujdes të mos lironi bokullën.
Hiqni bulonat që mbajnë fletët. Më pas fletët mund të
hiqen lehtë.
► Fig.6: 1. Buloni 2. Fleta anësore majtas 3. Disku
qendror 4. Fleta anësore djathtas 5. Bokulla
Instalimi i fletëve të gërshërëve
Futni fletën qendrore, fletën anësore majtas, fletën
anësore djathtas dhe bokullën në kokën prerëse.
Shtrëngoni bulonat. Në këtë proces, kokat e bulonave
duhet të zgjaten 2 - 3 mm nga sipërfaqja e kokës
prerëse.
Nëse i shtrëngoni bulonat në mënyrë të tepruar, koka
prerëse nuk mund të instalohet në vegël.
► Fig.7: 1. Koka prerëse 2. Fleta anësore djathtas
3. Disku qendror 4. Bokulla 5. Bokulla
6. Fleta anësore majtas 7. Buloni
17 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents