Makita SP001G Instruction Manual page 41

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for SP001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
2.
Shtypni plotësisht bllokuesin e boshtit në mënyrë
që fleta të mos rrotullohet dhe përdorni çelësin
hekzagonal për të liruar bulonin hekzagonal.
► Fig.21: 1. Bllokuesi i boshtit 2. Çelësi hekzagonal
3. Shtrëngimi 4. Lirimi
3.
Hiqni bulonin hekzagonal, flanxhën e jashtme dhe
fletën e sharrës së rrumbullakët.
► Fig.22: 1. Buloni hekzagonal 2. Flanxha e jashtme
3. Flanxha e brendshme 4. Fleta e sharrës
së rrumbullakët
PARALAJMËRIM:
hiqet, sigurohuni që ta montoni në bosht. Gjatë
instalimit, zgjidhni anën e saktë nga e cila dalja
përputhet saktësisht me vrimën e fletës së
sharrës. Montimi i fletës në anën e gabuar mund të
shkaktojë dridhje të rrezikshme.
Për të instaluar fletën e sharrës së rrumbullakët, ndiqni
procedurën e anasjelltë të heqjes. Shtypni butonin e
zhbllokimit për të liruar kunjin e bllokimit nga vrima.
PARALAJMËRIM:
SHTRËNGONI BULONIN HEKZAGONAL NË
MËNYRË TË SIGURT. Gjithashtu kini kujdes të
mos e shtrëngoni bulonin me forcë. Nëse ju
rrëshqet dora nga çelësi hekzagonal mund të
shkaktoni lëndime personale.
Pastrimi i mbrojtëses së diskut
Kur ndërroni fletën e sharrës së rrumbullakët,
sigurohuni gjithashtu që të pastroni tallashin e
grumbulluar në mbrojtësen e fletës, siç diskutohet në
seksionin Mirëmbajtja. Këto veprime nuk shmangin
nevojën për të kontrolluar funksionimin e mbrojtëses
përpara çdo përdorimi.
Lidhja me një fshesë me korrent
Aksesorë opsionalë
Kur dëshironi të kryeni prerje të pastra, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Lidhni tubin
e fshesës me korrent me hundëzën e pluhurit duke
përdorur unazat e përparme 24.
► Fig.23: 1. Tubi i fshesës me korrent 2. Unazat e
përparme 24 3. Hundëza e pluhurit
Rregullimi i këndit të hundëzës së
pluhurit
Këndi i hundëzës së pluhurit mund të rregullohet duke
rrotulluar hundëzën e pluhurit.
Kur e përdorni veglën pa lidhur një fshesë me korrent,
silleni hundëzën e pluhurit poshtë për të parandaluar
ekspozimin e përdoruesit ndaj tallashit.
Kur vegla përdoret duke e lidhur me një fshesë me
korrent, silleni hundëzën e pluhurit lart që zorra e
fshesës me korrent të mos ngecë në materialin e punës
ose shinën udhëzuese.
► Fig.24: 1. Hundëza e pluhurit
Nëse flanxha e brendshme
SIGUROHUNI QË TA
PËRDORIMI
Kjo vegël është prodhuar për të prerë produkte
druri. Me fletët e përshtatshme origjinale të sharrave
të rrumbullakëta Makita mund të sharrohen edhe
materialet e mëposhtme:
Produktet e aluminit
Plastikë
Plastikë me përmbajtje minerale
Referojuni uebsajtit tonë ose kontaktoni me distributorin
lokal të Makita për fletët e duhura të sharrës rrethore që
do të përdoren për materialin që do të pritet.
KUJDES:
Kur priten materiale plastike,
shmangni shkrirjen e tyre nga mbinxehja e majës
së fletës.
KUJDES:
Sigurohuni ta lëvizni veglën përpara
lehtë dhe në vijë të drejtë. Shtyrja e veglës me
forcë, ose mbajtja jo në vijë të drejtë do të çojnë në
mbinxehje të motorit dhe zmbrapsje të rrezikshme,
duke shkaktuar ndoshta dhe lëndime serioze.
KUJDES:
Kurrë mos afroni pjesë të trupit nën
bazën e veglës kur bëni prerje tërthore, sidomos
në fillim. Ky veprim mund të shkaktojë lëndime
të rënda personale. Fleta është e ekspozuar nën
bazën e veglës.
KUJDES:
Mbani maskë kundër pluhurit kur
kryeni operacionin e prerjes.
SHËNIM: Vegla mund të mos funksionojë me
kapacitet të plotë kur temperatura e kutisë së baterisë
është e ulët. Në këtë moment, për shembull, përdoreni
veglën për një prerje të lehtë për pak kohë derisa kutia
e baterisë të marrë temperaturën e dhomës. Më pas,
vegla mund të punojë me kapacitet të plotë.
Prerje tërthore (sharrim i zakonshëm)
► Fig.25
Mbajeni veglën fort. Pajisja është e pajisur me një dorezë të
përparme dhe një dorezë të pasme. Përdorini të dyja për ta
mbajtur veglën sa më fort. Nëse të dyja duart përdoren për të
mbajtur sharrën, ato nuk mund të priten nga fleta e sharrës
së rrumbullakët. Vendoseni bazën mbi materialin e punës
që do të pritet pa bërë asnjë kontakt me fletën e sharrës së
rrumbullakët. Më pas shtypni brenda butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni këmbëzën e çelësit. Prisni derisa fleta e sharrës së
rrumbullakët të arrijë shpejtësinë e plotë. Tani shtyni poshtë
me ngadalë kokën e sharrës në thellësinë e paravendosur
të prerjes dhe thjesht lëvizni veglën përpara mbi sipërfaqen
e materialit të punës, duke e mbajtur të sheshtë dhe duke
përparuar ngadalë derisa të përfundojë sharrimi.
Për prerje të pastra, mbajeni vijën e sharrimit të drejtë dhe
shpejtësinë e përparimit të njëtrajtshme. Nëse prerja nuk
bëhet sipas vijës së prerjes që kishit në mendje, mos u
përpiqni ta ktheni ose ta tërhiqni veglën pas me forcë për në
vijën e prerjes. Ky veprim mund të bllokojë fletën e sharrës
së rrumbullakët e të çojë në zmbrapsje të rrezikshme dhe
ndoshta lëndime serioze. Lëshoni çelësin, prisni derisa fleta e
sharrës së rrumbullakët të ndalojë dhe më pas tërhiqeni veglën.
Bashkërenditeni sërish veglën në vijën e re të prerjes dhe nisni
sërish prerjen. Përpiquni të shmangni pozicionet që ekspozojnë
përdoruesin ndaj ciflave të drurit dhe tallashit që nxjerr sharra.
Përdorni syze mbrojtëse për të shmangur lëndimin.
41 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents