Aksesorë Opsionalë - Makita SP001G Instruction Manual

Cordless plunge cut saw
Hide thumbs Also See for SP001G:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
KUJDES:
Pastroni mbrojtësen për t'u
siguruar që nuk ka tallash të grumbulluar, që
mund të pengojnë funksionimin e sistemit
mbrojtës. Një sistem mbrojtës i ndotur mund të
kufizojë funksionimin e duhur, gjë e cila mund të
shkaktojë lëndim të rëndë personal. Mënyra më
efikase për ta arritur këtë pastrim është me ajër
të ngjeshur. Nëse nga mbrojtësja del pluhur si
pasojë e fryrjes së ajrit, sigurohuni që të përdorni
mbrojtëset e duhura të syve dhe frymëmarrjes.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Rregullimi i saktësisë së prerjes 0°
dhe 45°
VINI RE:
Mos i vendosni levat për prerje me kënd
të pjerrët -1° kur rregulloni saktësinë e prerjes 0°.
VINI RE:
Mos e vendosni levën për prerje me
kënd të pjerrët 48° kur rregulloni saktësinë e
prerjes 45°.
Këto rregullime janë bërë në fabrikë. Por nëse ato kanë
shmangie, mund t'i rregulloni duke ndjekur procedurat
e mëposhtme.
1.
Lironi pak vidat shtrënguese përpara dhe pas
veglës.
2.
Rregulloni këndin e fletës.
► Fig.44: 1. Vizorja trekëndore
Për të rregulluar saktësinë e prerjes 0°, bëjeni bazën
në kënd të drejtë me fletën duke përdorur një vizore
trekëndëshe, vizore katrore, etj. duke rrotulluar bulonin
e rregullimit.
► Fig.45: 1. Rregullimi i bulonit për prerje 0°
Për të rregulluar saktësinë e prerjes 45°, bëjeni bazën
45° me fletën duke përdorur një vizore trekëndëshe
duke rrotulluar bulonin e rregullimit.
► Fig.46: 1. Rregullimi i bulonit për prerje 45°
3.
Shtrëngoni vidat shtrënguese dhe bëni një prerje
provë.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Fleta e sharrës së rrumbullakët
Baza e poshtme
Qesja e pluhurit
Unazat e përparme 24
Çelësi hekzagonal
Shina udhëzuese
Udhëzuesi për prerjet me kënd
Fasheta shtrënguese
Fleta
Fleta prej gome
Fleta e pozicionit
Njësia me valë
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
46 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents