Shqip - Philips 8000 Series Manual

Hide thumbs Also See for 8000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve të saj
dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas produkteve të
ndryshme.
Rrezik
-
Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo ndonjë lëng tjetër. Asnjëherë mos thithni me fshesë lëndë të
djegshme dhe hi derisa të jenë ftohur.
-
Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e shpëlani me
ujë rubineti.
Paralajmërim
-
Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidhni
pajisjen.
-
Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen ose ushqyesin nëse
është e dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
-
Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë tjetër
sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore
ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta
përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset. Fëmijët nuk duhet të
luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
-
Gjithmonë mbajeni larg fëmijëve të vegjël diskun magnetik të karikimit.
-
Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
-
Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni pajisjen për njëfarë kohe.
-
Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të jetë
karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e
pakthyeshëm të kësaj të fundit.
-
Mos lejoni që grykëza elektrike të lëvizë mbi kordonët elektrikë të pajisjeve të tjera ose mbi kabllo të tjera
pasi kjo mund të shkaktojë rrezik.
-
Mbajini furçat elektrike larg rrobave të lirshme, flokëve dhe pjesëve të trupit.
-
Mos i mbyllni ose bllokoni vrimat e ajrimit kur pajisja është duke u përdorur.
-
Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë
mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e fshesës.
Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë
pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
-
Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm një ushqyes 25V ZD12D250050 ose 30V
ZD12D300050.
-
Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 40 °C.
-
Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e
hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të
shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
-
Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit
apo ndaj temperaturave të larta.
-
Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se
zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin e produktit dhe kontaktoni me "Philips".

Shqip

Shqip
67

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents