Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1

Shqip

80
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja
që ofron Philips, regjistrojeni produktin në www.philips.com/MyVacuumCleaner.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe të aksesorëve
të saj dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
Rrezik
- Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo ndonjë lëng tjetër. Asnjëherë mos thithni me fshesë lëndë
të djegshme dhe hi derisa të jenë ftohur.
- Mos e zhytni asnjëherë pajisjen ose ushqyesin në ujë apo në ndonjë lëng tjetër dhe as mos e
shpëlani me ujë rubineti.
Paralajmërim
- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në ushqyes korrespondon me tensionin lokal përpara se të
lidhni pajisjen.
- Kontrollojeni gjithmonë pajisjen përpara se ta përdorni. Mos e përdorni pajisjen ose ushqyesin
nëse është e dëmtuar. Ndërrojeni gjithmonë pjesën e dëmtuar me një pjesë tjetër origjinale.
- Përshtatësi ka një transformator. Mos e prisni përshtatësin për ta zëvendësuar me ndonjë prizë
tjetër sepse kjo sjell një situatë të rrezikshme.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo
udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të
bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Gjithmonë mbajeni larg fëmijëve të vegjël diskun magnetik të karikimit.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
- Hiqeni ushqyesin nga priza nëse nuk do ta përdorni pajisjen për njëfarë kohe.
- Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të
jetë karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e
pakthyeshëm të kësaj të fundit.
- Kur e vendosni pajisjen në ruajtje, sigurohuni edhe që ushqyesi të jetë hequr nga priza.
- Mos lejoni që furça elektrike të lëvizë mbi kordonët elektrikë të pajisjeve të tjera ose mbi kabllo të
tjera pasi kjo mund të shkaktojë rrezik.
- Mbajini furçat elektrike larg rrobave të lirshme, flokëve dhe pjesëve të trupit.
- Mos i mbyllni ose bllokoni vrimat e ajrimit kur pajisja është duke u përdorur.
- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë
mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme.
Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e
përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në
mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
- Karikojeni pajisjen vetëm me ushqyesin e ofruar. Përdorni vetëm një ushqyes 25V ZD12D250050
ose 29V ZD12D290050. Në ushqyes mund të gjeni numrin përkatës të tij.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5 °C deri në 40 °C.
Shqip

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents