Philips 8000 Series Manual page 68

Hide thumbs Also See for 8000 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shqip
68
-
Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
-
Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e
tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe kërkoni ndihmën mjekësore.
-
Ky produkt përmban një bateri të rikarikueshme. Bateria mund të ndërrohet vetëm nga një inxhinier i
kualifikuar shërbimi.
-
Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet më ose
nëse shkarkohet shpejt.
-
Për të parandaluar dëmtimin, mos e përdorni pajisjen nëse nuk ka filtër në enën e pluhurit.
Kujdes
-
Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
-
Gjatë karikimit, ushqyesi është i nxehtë kur e prekni. Kjo është normale.
-
Mos e hiqni ushqyesin nga priza duke tërhequr kordonin (Fig. 1). Kur nuk e përdorni stacionin e karikimit,
hiqeni pajisjen gjithmonë nga priza duke hequr fillimisht diskun magnetik të karikimit nga pjesa e
poshtme e pajisjes (Fig. 2).
-
Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
-
Gjatë fshirjes me fshesë korrenti, mos i bllokoni asnjëherë vrimat e nxjerrjes së ajrit.
-
Mos e pastroni enën e pluhurit dhe kapakun e saj në enëlarëse. Ato nuk janë të përshtatshme për t'u larë
në enëlarëse.
-
Për të shmangur dëmtimin e materialit të bardhë të filtrit, mos e pastroni atë me fshesë të zakonshme
korrenti apo me furçë.
-
Gjithmonë përdoreni fshesën me filtrin e vendosur.
-
Nëse e pastroni me ujë filtrin sfungjer që mund të lahet, sigurohuni që të jetë plotësisht i thatë përpara
se ta vendosni sërish në mbajtësen e filtrit dhe në enën e pluhurit. Mos e thani filtrin sfungjer nën dritën
e drejtpërdrejtë të diellit, mbi kalorifer ose në tharëse rrobash. Mos e pastroni mbajtësen e filtrit me ujë.
Kjo pjesë nuk mund të lahet me ujë.
-
Ndërrojeni filtrin nëse nuk mund të pastrohet më siç duhet ose nëse është dëmtuar (shih 'Porositja e
aksesorëve').
-
Sigurohuni që pajisja të jetë instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur sipas udhëzimeve në
manualin e përdorimit.
-
Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e
karikimit.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Pajisja Philips është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj
fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni
shitësit tuaj për "Philips". Mund dhe të kontaktoni qendrën e kujdesit për klientin të "Philips" në vendin tuaj
(shikoni fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare për të dhënat e kontaktit).
Garancia dhe mbështetja
Nëse ju nevojitet informacion ose mbështetje, ju lutemi vizitoni www.philips.com/support ose lexoni
fletëpalosjen e garancisë ndërkombëtare.

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents