Bërja E Kubave Të Akullit /41; Njihuni Me Pajisjen Tuaj /41; Shkrirja /41; Pastrimi Dhe Kujdesi /41 - Beko RFSA240M21W Instructions For Use Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 30
AL
Bërja e kubave të akullit
(Artikulli 6)
Mbusheni tabakanë e kubave të akullit 3/4 me
ujë dhe vendoseni në ngrirës. Lironi tabakatë e
ngrira me një dorezë luge ose mjet të ngjashëm;
asnjëherë mos përdorni objekte të mprehta si
thika ose pirunë.
Njihuni me pajisjen tuaj
(Artikulli 1)
1 - Paneli i kontrollit, ekrani dhe rregullimi
2 - Mbajtësia e tabakasë të akullit & tabakaja e
akullit
3 - Pjesa për ngrirjen e shpejtë
4 - Ndarjet për mbajtjen e ushqimeve të ngrira
5 - Këmbët e para të rregullueshme
Shkrirja
Ju lutem shkrini pjesën e ngrirësit të paktën dy
herë në vit ose kur shktesa e akullit të jetë tepër
e trashë.
• Grumbullimi i akullit është një dukuri normale.
• Grumbullimi i akullit, veçanërisht në anën e
sipërme të dhomëzës është një dukuri natyrale
dhe nuk ndikon në funksionimin e mirë të
pajisjes.
• Rekomandohet që ta shkrini pajisjen kur sasia
e ushqimeve që mbahen është shumë e madhe.
• Para se ta shkrini vendoseni butonin e
rregullimit të termostatit në pozicionin maksimal
me qëllim që të ngrini ushqimet fort. Gjatë kësaj
kohe, temperatura në frigorifer nuk duhet të jetë
shumë e ulët.
• Hiqeni pajisjen nga priza
• Nxirrini ushqimet e ngrira, mbështillini në
disa shtresa letre dhe vendosini në një vend të
freskët.
• Lëreni derën të hapur për të shkrirë shpejt
dhe vendosni brenda enë me ujë të ngrohtë
(maks. 80°C).
Mos përdorni objekte me majë ose të mprehta si
për shembull thika ose pirunë për të hequr
akullin.
Asnjëherë mos përdorni tharëse flokësh,
ngrohës elektrikë ose pajisje të tilla elektrike për
shkrirje.
Kur shkrirja të ketë mbaruar, mbylleni pjesën e
shkrirjes dhe thajeni pjesën e brendshme
plotësisht
(Artikulli 7 & 8)
Udhëzime për përdorimin
Pastrimi dhe kujdesi
1. Rekomandojmë që ta fikni pajisjen në prizë
dhe të hiqni spinën e korrentit para se ta
pastroni.
2. Asnjëherë mos përdorni mjete të mprehta
ose substanca gërryese, sapun, pastrues
shtëpie, detergjent ose dyll lustrues për
pastrim.
3. Përdorni ujë të ngrohtë për të pastruar
kabinetin e pajisjes dhe fshijeni me leckë.
4. Përdorni një leckë të njomë të shtrydhur në
një solucion me një lugë çaji bikarbonat sode
në një pintë uji për të pastruar pjesën e
brendshme dhe thajeni me leckë.
5. Nëse pajisja juaj nuk do të përdoret për një
kohë të gjatë, fikeni, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të hapur.
6. Rekomandojmë që t'i lustroni pjesët
metalike të produktit (p.sh. pjesën e jashtme të
derës, anët e kabinetit) me dyll silikoni (lustrues
makine) për të mbrojtur lustrën e bojës të
jashtme me cilësi të lartë.
7. Pluhuri që grumbullohet në kondensator, i
cili ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
duhet të pastrohet njëherë në vit me fshesë me
korrent.
8. Kontrolloni gominat e dyerve për t'u
siguruar që të jenë të pastra dhe pa grimca
ushqimesh.
9. Asnjëherë:
• Mos e pastroni pajisjen me materiale të
papërshtatshme; p.sh. produkte me bazë nafte.
• Mos e ekspozoni në temperatura të larta, në
asnjë mënyrë.
• Mos e krruani, fërkoni, etj me materiale
gërryese.
10. Grumbullimi i akullit të tepërt duhet të
pastrohet rregullisht. Grumbullimi i madh i
akullit do të pengojë performancën e ngrirësit.
11. Për të pastruar një sirtar, tërhiqeni sa më
shumë të jetë e mundur, ngrijeni lart dhe pastaj
nxirreni jashtë plotësisht
Ripozicionimi i derës
Veproni në rend numerik. (Artikulli 9).
41

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents