Samsung SC61 Series User Manual page 99

Hide thumbs Also See for SC61 Series:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 33
• Mos e përdorni fshesën me korrent pa qesen e pluhurave.
Për efi kasitet më të mirë ndërrojeni qesen e pluhurave para se të
mbushet.
• Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset,
hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg
sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të
deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
• Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta
nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e
saj. Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos vendosni ngarkesë
mbi tub. Mos e bllokoni portën thithëse dhe atë shkarkuese.
• Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në
trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Shkëputeni
spinën nga priza elektrike para se të ndërroni qesen e pluhurave
ose enën e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga
priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
• Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe personat me aftësi të pakësuara fi zike, të ndjesisë ose
mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë nëse u është
dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt
dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
• Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe
mirëmbajtja e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
• Hiqeni nga priza para se të merreni me pastrimin apo me
mirëmbajtjen e pajisjes.
• Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
• Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fi keni dhe
konsultohuni me agjentin e shërbimit të autorizuar.
• Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është dëmtuar,
zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga agjenti i
shërbimit ose nga një person i kualifi kuar.
• Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi.
Përdorni dorezën e fshesës me korrent.
• Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin
elektrik para se ta hiqni nga priza.
informacioni për sigurinë _03

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Sc61e1Sc61e2Sc61e3Sc61j0

Table of Contents