Pastrimi Dhe Kujdesi; Ruajtja; Ndreqja E Defekteve - Bosch MUM58M59 Instruction Manual

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Pastrimi dhe kujdesi 
Pas punës
  ■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me 
rrotullim.
  ■ Rrotullojeni mikserin në drejtim orar dhe 
hiqeni.
Këshillë: rekomandohet që pajisja të 
pastrohet direkt pas përdorimit.

Pastrimi dhe kujdesi

Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes. 
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Pastrojeni njësinë bazë
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Mos e zhytni kurrë në ujë njësinë bazë dhe 
mos e mbani poshtë ujit të rrjedhshëm.  
Mos përdorni pastrues me avull.
  ■ Hiqni spinën nga priza.
  ■ Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun 
mbrojtës të motorit me një leckë të njomë. 
Nëse është e nevojshme, përdorni pak 
solucion larës.
  ■ Së fundmi, thajeni pajisjen me peshqir.
Pastrimi i enëve dhe veglave
Enët dhe veglat janë të përshtatshtme për 
larje në enëlarëse. Mos i vendosni pjesët 
plastike në enëlarëse sipër njëra-tjetrës, 
pasi gjatë procesit të larjes mund të mbeten 
pjesë pa u larë!
Pastrimi i grimcuesit me ushqim
të vazhdueshëm
Të gjitha pjesët e grimcuesit me ushqim 
të vazhdueshëm janë të përshtatshme për 
larje në enëlarëse.
Këshillë: Për të hequr ngjyrën e kuqe 
që mbetet pas përpunimit të perimeve të 
tilla si karota, hidhni pak vaj gatimi në një 
peshqir dhe fërkojeni me të grimcuesin 
me ushqim të vazhdueshëm (jo disqet e 
copëtimit). Më pas, shpëlani grimcuesin 
me ushqim të vazhdueshëm.
104 
Pastrimi i mikserit
W Rrezik prerjeje nga thika të mprehta!
Mos e prekni thikën e mikserit direkt me duar.
Ena e mikserit, kapaku dhe hinka janë të 
përshtatshme për larje në enëlarëse.
Këshillë: Pas përpunimit të lëngjeve, shpesh 
mikseri mund të pastrohet pa u hequr nga 
pajisja. Për këtë, hidhni pak solucion larës në 
mikserin e vendosur. Ndizeni mikserin për pak 
sekonda (niveli M). Zbrazeni ujin e pastrimit 
dhe shpërlajeni mikserin me ujë të pastër.
Udhëzim i rëndësishëm
Pastrimi i çantës së aksesorëve, nëse është 
e nevojshme. Shihni udhëzimet e kujdesit në 
etiketën e çantës.

Ruajtja

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza gjatë kohës që nuk 
e përdorni pajisjen.
Figura L:
  ■ Vendosini veglat dhe disqet e prerjes në 
çantën e aksesorëve.
  ■ Vendoseni çantën e aksesorëve në enën 
e pajisjes.

Ndreqja e defekteve

W Rrezik dëmtimi!
Hiqeni spinën nga priza përpara se të 
riparoni një defekt.
Udhëzim i rëndësishëm
Treguesi i funksionimit pulson nëse ka 
gabim funksionimi të pajisjes, nëse është 
djegur një siguresë elektronike apo nëse ka 
defekt të pajisjes.
Rotori duhet të fiksohet në çdo pozicion
pune.
Mundoheni në fillim të eliminoni problemin 
e paraqitur bazuar në udhëzimet e 
mëposhtme.
Defekti
Pajisja nuk ndizet.

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents