Bosch MUM58M59 Instruction Manual page 102

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
sq
Përdorimi 
Grimcuesi me ushqim
të vazhdueshëm
W Rrezik dëmtimi
Mos i fusni duart te thikat dhe pjesët e 
mprehta të diskut të copëtimit. 
Kapini disqet e copëtimit vetëm në skaje! 
Mos e vendosni / hiqni grimcuesin me 
ushqim të vazhdueshëm pa ndaluar 
plotësisht mekanizmi dhe pa hequr spinën 
nga priza. 
Mos i fusni duart në enën e mbushjes.
Kujdes!
Grimcuesi me ushqim të vazhdueshëm 
duhet të montohet plotësisht para se 
të pëdoret. Mos e montoni asnjëherë 
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm 
në njësinë bazë. Përdorni grimcuesin 
me ushqim të vazhdueshëm vetëm në 
pozicionin e treguar.
Ruajtja ndaj mbingarkesës
Figura G:
Për të parandaluar dëmtime të mëdha të 
pajisjes suaj në rast kur ka mbingarkesë të 
grimcuesit, boshti (shasia) e mekanizmit ka 
një pikë thyerjeje. Në rast mbingarkese, 
boshti i mekanizmit thyhet në këtë pikë.  
Por boshti i ri mekanizmit mund të gjendet 
lehtësisht në pikën e shërbimit të klientit.
Disku prerës i kthyeshëm –
trashë / hollë
për prerjen e frutave dhe perimeve.
Përpunimi në nivelin 5.
Përshkrimi në diskun prerës të kthyeshëm: 
„1" për anën e trashë të prerjes 
„3" për anën e hollë të prerjes
Kujdes!
Disku prerës i kthyeshëm nuk është 
përshtatshëm për prerjen e djathit të fortë, 
bukës, panineve dhe çokollatës. Pritni 
patatet e ziera të forta vetëm kur janë të 
ftohta.
102 
Disk copëtimi i kthyeshëm –
i ashpër / i imët
për prerjen e perimeve, frutave 
dhe djathit, përveç djathit të fortë 
(p.sh. parmixhano).
Përpunimi në nivelin 3 ose 4.
Përshkrimi në diskun copëtues të 
kthyeshëm: 
„2" për anën e trashë 
„4" për anën e imët
Kujdes!
Disku copëtues i kthyeshëm nuk është i 
përshtatshëm për copëtimin e arrave / 
lajthive. Përdorni vetëm anën e trashë të 
copëtimit në nivelin 7 për copëtimin e djathit 
të butë.
Disk rende – mesatar
për prerjen me rende të patateve 
të paziera, djathit të fortë (p.sh. 
parmixhano), çokollatave të nxjerra nga 
frigoriferi dhe arrave / lajthive.
Përpunimi në nivelin 7.
Kujdes!
Disku rende nuk është i përshtatshëm 
për grirjen me rende të djathit të butë dhe 
djathit gjysmë të fortë.
Disku rende, i trashë
Për grirjen në rende të patateve të 
paziera, p.sh. për qofte patatesh 
ose brumca.
Përpunimi në nivelin 7.
Puna me grimcuesin me ushqim të
vazhdueshëm
Figura H:
  ■ Shtypni butonin e takimit dhe 
silleni rotorin në pozicionin 2.
  ■ Vendosni enën: 
Anojeni enën me drejtim para dhe 
vendoseni, më pas rrotullojeni në drejtim 
kundërorar derisa të bllokohet.
  ■ Shtypni butonin e zhbllokimit dhe 
vendosni krahun e rrotullimit në 
pozicionin 3.
  ■ Hiqeni kapakun mbrojtës të mekanizmit 
nga mekanizmi i grimcuesit me ushqim të 
vazhdueshëm (Figura H-5a).

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents