Bosch MUM58M59 Instruction Manual page 103

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 3
  ■ Shtrëngojeni fort mbajtësin e diskut nga 
cepi i poshtëm, ndërkohë që të dyja majat 
janë të drejtuara lart.
  ■ Vendosni me kujdes diskun për prerje ose 
për grirje me rende në majë të mbajtësit 
të diskut (Figura H-6a). 
Në disqet e kthyeshme kini kujdes që 
ana e dëshiruar të jetë në drejtimin lart.
  ■ Kapeni mbajtësin e diskut në anën 
e sipërme dhe vendoseni në kuti 
(Figura H-6b).
  ■ Vendoseni kapakun (kini parasysh 
shënimin) dhe rrotullojeni në drejtim orar 
derisa të bllokohet.
  ■ Siç tregohet në figurën H-8, vendoseni 
grimcuesin me ushqim të vazhdueshëm 
në mekanizëm dhe rrotullojeni në drejtim 
orar derisa të bllokohet.
  ■ Vendosni çelësin rrotullues në nivelin e 
rekomanduar.
  ■ Futni ushqimet që do të përpunohen në 
tubin e mbushjes dhe shtypni me cilindrin 
përkatës.
Kujdes!
Shmangni bllokimin e tubit dalës me copëza 
të prera.
Këshillë: për të pasur rezultate të njëjta 
prerjeje, përpunojini përbërësit e hollë në 
grupe.
Udhëzim: Nëse ushqimi për përpunim 
ngjitet në grimcuesin me ushqim të 
vazhdueshëm, fikeni pajisjen, hiqeni nga 
priza, prisni derisa të ndalojë plotësisht 
mekanizmi, hiqni kapakun e grimcuesit dhe 
zbrazni tubin e mbushjes.
Pas punës
  ■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me 
rrotullim.
  ■ Rrotullojeni grimcuesin me ushqim të 
vazhdueshëm në drejtim kundërorar dhe 
hiqeni.
  ■ Rrotullojeni kapakun në drejtim 
kundërorar dhe hiqeni.
  ■ Hiqni mbajtësin e disqeve dhe diskun. 
Përveç kësaj, shtypni me gisht nga poshtë 
nga boshti i mekanizmit (Figura J).
  ■ Pastroni pjesët.
Mikseri
W Rrezik dëmtimi nga thikat e mprehta /
mekanizmi rrotullues!
Mos e prekni mikserin e hapur! Hiqeni / 
vendoseni mikserin vetëm nëse ka ndaluar 
plotësisht! Mikseri duhet të përdoret vetëm 
kur është i montuar dhe i mbyllur me kapak.
W Rrezik përvëlimi!
Gjatë përzierjes së artikujve të nxehtë del avull 
jashtë kapakut. Në kontejnerin e mikserit fusni 
deri në 0,5 litra lëngje të nxehta ose të vluara.
Kujdes!
Mikseri mund të dëmtohet. Mos përpunoni 
përbërës të ngrirë (kube akulli). Mos e 
përdorni mikserin bosh.
Puna me mikserin
Figura K:
  ■ Shtypni butonin e takimit dhe 
silleni rotorin në pozicionin 4.
  ■ Hiqni kapakun mbrojtës të motorit 
të mikserit.
  ■ Vendosni enën e mikserit (përputheni 
shenjën në dorezë me shenjën në 
pajisjen bazë) dhe rrotullojeni në drejtim 
orar derisa të bllokohet.
  ■ Shtoni përbërësit. 
Sasia maksimale e lëngët = 1,25 litra; 
Sasia maksimale e lëngjëve të valuara 
ose të nxehta = 0,5 litra; 
sasia optimale e përpunimit,  
përbërës të ngurtë = 50 deri 100 gramë;
  ■ Vendosni kapakun dhe rrotullojeni në 
drejtim kundërorar derisa të bllokohet. 
Çelësi rrotullues duhet të jetë vendosur 
në gradacionin e dëshiruar.
  ■ Vendoseni çelësin rrotullues në nivelin e 
dëshiruar.
Shtimi i përbërësve
Figura K-8:
  ■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me 
rrotullim.
  ■ Hiqni kapakun dhe shtoni përbërësit
ose
  ■ Hiqni hinkën dhe shtoni një nga një 
përbërësit e ngurtë
ose
  ■ shtoni përbërësit e lëngët nëpërmjet 
hinkës.
Përdorimi
sq
103

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents