Pastrimi Dhe Kujdesi - Bosch MUM50112 Instruction Manual

Universal kitchen machine
Hide thumbs Also See for MUM50112:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Mikseri
W Rrezik dëmtimi nga thikat e mprehta /
mekanizmi rrotullues!
Mos e prekni mikserin e hapur! Hiqeni/
vendoseni mikserin vetëm nëse ka ndaluar
plotësisht! Mikseri duhet të përdoret vetëm
kur është i montuar dhe i mbyllur me kapak.
W Rrezik përvëlimi!
Gjatë përzierjes së artikujve të nxehtë
del avull jashtë kapakut. Në kontejnerin
e mikserit fusni deri në 0,5 litra lëngje të
nxehta ose të vluara.
Kujdes!
Mikseri mund të dëmtohet. Mos përpunoni
përbërës të ngrirë (kube akulli). Mos e
përdorni mikserin bosh.
Puna me mikserin
Figura J:
■ Shtypni butonin e takimit dhe
silleni rotorin në pozicionin 4.
■ Hiqni kapakun mbrojtës të motorit
të mikserit.
■ Vendosni enën e mikserit (përputheni
shenjën në dorezë me shenjën në
pajisjen bazë) dhe rrotullojeni në drejtim
orar derisa të bllokohet.
■ Shtoni përbërësit.
Sasia maksimale e lëngët = 1,25 litra;
Sasia maksimale e lëngjëve të
shkumuara ose të nxehta = 0,5 litra;
sasia optimale e përpunimit,
përbërës të ngurtë = 50 deri 100 gramë;
■ Vendosni kapakun dhe rrotullojeni në
drejtim kundërorar derisa të bllokohet.
Çelësi rrotullues duhet të jetë vendosur
në gradacionin e dëshiruar.
■ Vendoseni çelësin rrotullues në nivelin e
dëshiruar.

Pastrimi dhe kujdesi

Shtimi i përbërësve
Figura J-8:
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me rrotullim.
■ Hiqni kapakun dhe shtoni përbërësit
ose
■ Hiqni hinkën dhe shtoni një nga një
përbërësit e ngurtë
ose
■ shtoni përbërësit e lëngët nëpërmjet
hinkës.
Pas punës
■ Fikni pajisjen nëpërmjet çelësit me
rrotullim.
■ Rrotullojeni mikserin në drejtim orar dhe
hiqeni.
Këshillë: rekomandohet që pajisja të
pastrohet direkt pas përdorimit.
Pastrimi dhe kujdesi
Kujdes!
Mos përdorni asnjë solucion larës gërryes.
Sipërfaqet mund të dëmtohen.
Pastrojeni njësinë bazë
W Rrezik goditjeje nga rryma elektrike!
Mos e zhytni kurrë në ujë njësinë bazë dhe
mos e mbani poshtë ujit të rrjedhshëm. Mos
përdorni pastrues me avull.
■ Hiqni spinën nga priza.
■ Pastrojeni njësinë bazë dhe kapakun
mbrojtës të motorit me një leckë të njomë.
Nëse është e nevojshme, përdorni pak
solucion larës.
■ Së fundmi, thajeni pajisjen me peshqir.
Pastrimi i enëve dhe veglave
Enët dhe veglat janë të përshtatshtme për
larje në enëlarëse. Mos i vendosni pjesët
plastike në enëlarëse sipër njëra-tjetrës,
pasi gjatë procesit të larjes mund të mbeten
pjesë pa u larë!
sq
99

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents