Makita DUH604S Instruction Manual page 33

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH604S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë fikur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i veglës
Pastrojeni veglën duke e fshirë tallashin me një leckë të thatë
ose me një të njomur me ujë me sapun dhe të shtrydhur.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Mirëmbajtja e fletës së gërshërëve
Përpara përdorimit ose një herë në orë gjatë përdorimit,
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.32
Pas përdorimit, hiqni tallashin nga fletët e gërshërëve
me furçë me tela, fshijeni me një leckë dhe më pas
aplikoni te fletët e gërshërëve vaj me viskozitet të ulët
(vaj makinerie ose vaj lubrifikues të llojit me sprucim).
► Fig.33
VINI RE:
Mos i lani fletët e gërshërëve me ujë.
Duke vepruar kështu mund të shkaktohet ndryshkje
ose dëmtim i veglës.
VINI RE:
Papastërtitë dhe gërryerja shkaktojnë
fërkim të tepërt të fletës dhe shkurtojnë kohën e
funksionimit për çdo karikim baterie.
Ruajtja
Vrima e grepit në pjesën e poshtme të veglës është e
përshtatshme për varjen e veglës te një gozhdë ose vidë në mur.
Hiqni kutinë e baterisë nga vegla dhe më pas vendosni
kapakun e tehut në fletët e gërshërës në mënyrë që të
mos ekspozohen tehet. Ruajeni veglën larg fëmijëve.
Ruajeni veglën në vende që nuk janë të ekspozuara
ndaj lagështirës dhe shiut.
► Fig.34: 1. Vrima
Konsumimi i fletëve të gërshërëve
VINI RE:
Nëse fletët e gërshërëve janë të
deformuara shumë nga konsumimi, ndërroni
fletët e gërshërëve me të reja.
1.
Instaloni kutinë e baterisë në vegël.
2.
Ndizni dhe nisni veglën në mënyrë që fleta e
sipërme dhe fleta e poshtme të pozicionohen në formë
të alternuar.
► Fig.35
3.
Fikeni veglën dhe hiqni kutinë e baterisë nga
vegla.
4.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e sipërme nga 3 drejtime me limë.
► Fig.36: (1) Lima (2) 45°
KUJDES:
Përpara lëmimit të fletëve të
gërshërëve, sigurohuni që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr nga vegla.
5.
Vendoseni veglën me kokë poshtë, më pas hiqni
ciflat nga fletët e gërshërëve me limë.
► Fig.37: 1. Lima
6.
Vendoseni këndin e limës në 45° dhe lëmoni fletën
e poshtme nga 3 drejtime me limë.
7.
Kthejeni veglën në pozicionin normal, më pas
hiqni ciflat nga fletët e gërshërëve me limë.
Lubrifikimi me graso
Intervali i lubrifikimit: Çdo 100 orë pune
1.
Hiqni bulonin nga vrima për lubrifikim.
► Fig.38: 1. Buloni
2.
Hiqni kapakun nga ena e grasos. Bashkërenditni
daljen e enës së grasos me vrimën në kapak, më pas
shtypeni daljen e enës së grasos në vrimë.
► Fig.39: 1. Ena e grasos 2. Vrima
3.
Aplikoni grason në vegël (rreth 5 g si udhëzim).
4.
Shtrëngoni bulonin.
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh754s

Table of Contents