Makita DUH604S Instruction Manual page 32

Cordless hedge trimmer
Hide thumbs Also See for DUH604S:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
11. Bashkërenditni vrimat në rondela, bokulla dhe
fletët e gërshërëve me vrimat në vegël dhe më pas
mbërtheni 2 vida për të fiksuar përkohësisht fletët e
gërshërëve.
► Fig.17: 1. Vida
12. Bashkoni një bokull të re.
► Fig.18: 1. Bokulla
13. Hiqni vidën dhe rondelën e futur në vrimë në fletët
e gërshërëve në hapin 9, dhe më pas shtrëngojini vidat
bashkë me bokullën dhe rondelën për të fiksuar fletët e
gërshërëve.
► Fig.19: 1. Vida dhe rondela
14. Shtrëngoni fort vidat që ishin fiksuar përkohësisht
në hapin 11.
15. Bashkoni kushinetën dhe shufrën.
► Fig.20: 1. Shufra 2. Vrima e vogël 3. Kushineta
VINI RE:
Aplikoni një sasi të vogël grasoje në
pjesën periferike të brendshme të vrimës së vogël
të shufrës.
VINI RE:
Sigurohuni që pjesa e dalë e fletëve të
gërshërëve të përputhet me vrimën e vogël në
shufër.
16. Bashkoni pllakëzën.
► Fig.21: 1. Pjesa e dalë 2. Pllakëza
VINI RE:
Sigurohuni që pjesa e dalë e fletëve të
gërshërëve të përputhet me vrimën në pllakëz.
17. Bashkoni kapakun dhe më pas shtrëngoni 6
bulonat.
► Fig.22: 1. Buloni 2. Kapaku
18. Bashkoni mbledhësin e ashklave me veglën duke
shtrënguar 4 vidat (për DUH604S) ose 5 vidat (për
DUH754S).
► Fig.23: 1. Mbledhësi i ashklave 2. Vida
VINI RE:
Nëse fletët e gërshërëve nuk lëvizin
mirë, fletët e gërshërëve nuk janë lidhur me
shufrat siç duhet. Instaloni sërish fletët e
gërshërëve.
VINI RE:
Nëse pjesët ndryshe nga fletët e
gërshërëve, si p.sh. shufrat, janë konsumuar,
pyesni pranë Qendrave të autorizuara të shërbimit
të Makita për pjesë këmbimi ose riparime.
Heqja ose instalimi i mbledhësit të
ashklave
KUJDES:
Gjatë instalimit ose heqjes së
mbledhësit të ashklave, mbani gjithmonë doreza
në mënyrë që duart të mos kenë kontakt të
drejtpërdrejtë me fletët e gërshërëve.
Mbledhësi i ashklave mbledh gjethet e hedhura dhe e
bën pastrimin më pas shumë më të lehtë.
Hiqni 4 vidat (për DUH604S) ose 5 vidat (për
DUH754S), dhe më pas hiqni mbledhësin e ashklave
nga vegla. Për të instaluar mbledhësin e ashklave,
ndiqni procedurën e anasjelltë të heqjes.
► Fig.24: 1. Mbledhësi i ashklave 2. Vida
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM:
të gërshërëve.
KUJDES:
Shmangni përdorimin e veglës në
mot shumë të nxehtë sa më shumë që të jetë e
mundur. Tregoni kujdes për gjendjen tuaj fizike
gjatë përdorimit të veglës.
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni
aksidentalisht ndonjë gardh metalik ose objekte
të tjera të forta gjatë prerjes. Fletët e gërshërëve do
të thyhen dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Kini kujdes të mos lejoni që fletët e
gërshërëve të kontaktojnë me tokën. Vegla do të
zmbrapset dhe mund të shkaktojnë lëndim.
KUJDES:
Është shumë e rrezikshme të
zgjateni me prerësin e shkurreve, veçanërisht nga
një shkallë. Mos punoni ndërsa qëndroni në këmbë
mbi ndonjë vend i lëvizshëm ose të paqëndrueshëm.
VINI RE:
Mos provoni të prisni degë më të
trasha se 10 mm në diametër me veglën. Pritini
paraprakisht degët 10 cm më ulët se lartësia e prerjes
duke përdorur prerëse degësh përpara se të përdorni
veglën.
► Fig.25: (1) Lartësia e prerjes (2) 10 cm
VINI RE:
Mos pritni pemë të thata ose objekte
të ngjashme të forta. Duke vepruar kështu mund të
dëmtoni veglën.
VINI RE:
Mos pritni bar ose barishte gjatë
përdorimit të fletëve të gërshërëve. Fletët e
gërshërëve mund të ngecin nëpër bar ose barishte.
Mbajeni dorezën e përparme me dorën e djathtë dhe
dorezën e pasme me dorën e majtë. Tërhiqni këmbëzën
e përparme të çelësit, më pas tërhiqni këmbëzën e
pasme të çelësit ndërkohë që shtypni levën dhe më pas
lëvizeni veglën përpara.
► Fig.26
Për përdorim bazë, anoni fletët e gërshërëve në
drejtimin e prerjes dhe lëvizeni lehtë dhe ngadalë me
shpejtësi prej 3 deri 4 sekondash për metër.
► Fig.27
Për të prerë majën e një shkurreje në mënyrë të
njëtrajtshme, lidhni një fije në lartësinë e dëshiruar dhe
prisni përgjatë saj.
► Fig.28
Mbledhësi i ashklave mbledh gjethet e hedhura dhe e
bën pastrimin më pas shumë më të lehtë.
► Fig.29
Për ta prerë pjesën anësore të shkurres në mënyrë të
njëtrajtshme, pritni nga poshtë lart.
► Fig.30
Kur pritni për të bërë një formë të rrumbullakët (prerja
e drurit të bushit ose të rododendrës, etj.), prisni nga
rrënja deri lart për një paraqitje të bukur.
► Fig.31
32 ALBANIAN
Mbajini duart larg fletëve

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Duh754s

Table of Contents