Makita CL072D Instruction Manual page 23

Cordless
Hide thumbs Also See for CL072D:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Pastrimi (Thithja)
Hundëza
Bashkoni hundëzën për të pastruar tavolina, tryeza,
mobilie etj. Hundëza vendoset lehtësisht.
► Fig.25: 1. Hundëza
Hundëza + Shkopi zgjatues (Tubi i drejtë)
Shkopi zgjatues vendoset ndërmjet hundëzës dhe
pastruesit. Kjo vendosje është e volitshme për pastrimin
e dyshemesë duke qëndruar në këmbë.
► Fig.26: 1. Pastruesi 2. Hundëza 3. Shkop zgjatues
Hundëza me kënd
Vendosni hundëzën me kënd për pastrimin e këndeve
dhe qoshet e një makine apo mobilieje.
► Fig.27: 1. Pastruesi 2. Hundëza me kënd
Hundëza me kënd + Shkopi zgjatues
(Tubi i drejtë)
Në kënde të ngushta ku nuk mund të futet pastruesi ose
në vende të vështira për t'u arritur, përdorni këtë mënyrë.
► Fig.28: 1. Pastruesi 2. Shkop zgjatues 3. Hundëza
me kënd
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe
të jetë hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
Pas përdorimit
► Fig.29
Gjatë ruajtjes së pastruesit, bllokoni kokën e hundëzës
dhe vareni atë me një grep që gjendet në treg.
KUJDES:
Mbështetja e pastruesit në mur pa mbështetëse
tjetër mund të shkaktojë rrëzimin dhe dëmtimin
e pastruesit.
► Fig.30
Pastrimi
► Fig.31
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e pastruesit) të
pastruesit duke përdorur një leckë të njomur me ujë me sapun.
Gjithashtu pastroni edhe grykën e thithjes, zonën e
montimit të qeses së pluhurit/paketës prej letre dhe
ndaluesin e pluhurit.
KUJDES:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
► Fig.32
Lajeni qeskën e pluhurit me ujë me sapun kur bllokohet
me pluhur dhe ulet fuqia e pastruesit. Thajeni plotësisht
para përdorimit. Një qeskë e patharë mirë mund të
shkaktojë thithje të dobët dhe të shkurtojë jetëgjatësinë
e shërbimit të motorit.
SHËNIM:
Paketa prej letre është me një përdorim.
Kur bllokohet filtri sfungjer me pluhur, hiqeni nga
pastruesi dhe fshijeni ose lajeni me ujë.
Heqja dhe instalimi i filtrit sfungjer
► Fig.33: 1. Filtri sfungjer
Për të hequr filtrin sfungjer, hiqni qesen e pluhurit ose
paketën prej letre dhe nxirreni jashtë.
► Fig.34: 1. Muri i lugët
Shtypni gjithë cepin e filtrit sfungjer kundrejt murit të
lugët brenda zonës së montimit të qeses së pluhurit/
paketës prej letre.
KUJDES:
Pas pastrimit të filtrit sfungjer, sigurohuni
që ta instaloni mbi pastrues. Nëse e lani me
ujë, thajeni para se ta vendosni përsëri. Një
filtër sfungjer i patharë mjaftueshëm mund të
shkurtojë jetëgjatësinë e shërbimit të motorit.
Kllapa e murit për pastruesin me
bateri
Aksesorë opsionalë
SHËNIM: Nuk përfshihet vida për të montuar
mbajtësin. Përgatitni një vidë që përshtatet për
materialin në të cilin do të vidhoset.
Bashkojeni kllapën e murit për pastruesin me bateri
në një mur me dru të fortë, tra ose kolonë, ku kllapa e
murit për pastruesin me bateri mund të fiksohet mirë.
Gjithmonë sigurohuni që kllapa e murit për pastruesin
me bateri të jetë fiksuar mirë përpara se të varni
pastruesin.
► Fig.35: 1. Kllapa e murit për pastruesin me bateri
KUJDES:
Mos e varni pastruesin në kllapën
e murit me dhunë ose mos varni pajisje të tjera
përveç pastruesit.
23 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Cl102d

Table of Contents