Makita DVC560 Instruction Manual page 30

Cordless upright cleaner
Hide thumbs Also See for DVC560:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
15. KONTROLLONI PJESËT E DËMTUARA. Para
përdorimit të mëtejshëm të fshesës, mbrojtëset ose
pjesët e tjera të dëmtuara duhen kontrolluar me
kujdes për të përcaktuar nëse do të funksionojnë
siç duhet dhe nëse do të kryejnë funksionin e
synuar. Kontrolloni centrimin e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, dëmtimin e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë te përdorimi i saj. Mbrojtëset ose pjesët
e tjera që janë dëmtuar duhen riparuar siç duhet
ose duhen zëvendësuar nga një qendër shërbimi
e autorizuar, përveç rastit kur tregohet ndryshe
në këtë manual përdorimi. Ndërrojini çelësat me
defekt në një qendër shërbimi të autorizuar. Mos e
përdorni fshesën nëse çelësi nuk e ndez ose e fik.
16. PJESËT E KËMBIMIT. Kur bëni shërbim,
përdorni vetëm pjesë këmbimi identike.
17. RUAJTJA E FSHESËS KUR NUK ËSHTË NË
PUNË. Kur nuk është në punë, fshesa duhet
ruajtur në një ambient të brendshëm.
18. Trajtojeni fshesën me kujdes. Trajtimi pa
kujdes mund të shkaktojë thyerje edhe te
fshesat më të forta.
19. Mos provoni të pastroni pjesën e jashtme
ose të brendshme me benzinë, hollues ose
kimikate pastrimi. Mund të shkaktohen krisje
ose çngjyrime.
20. Mos e përdorni fshesën në hapësirë të mbyllur
ku bojërat me vaj, holluesit e bojës, benzina, disa
substanca kundër molës etj. mund të lëshojnë
avuj të ndezshëm, shpërthyes ose helmues ose
në vende ku ka prani pluhuri të ndezshëm.
21. Mos e përdorni këtë vegël ose asnjë vegël tjetër
kur jeni nën ndikimin e drogave ose alkoolit.
22. Vishni pajisje mbrojtëse të përshtatshme si
p.sh. maskë, në varësi të mjedisit të përdorimit.
23. Kjo makineri nuk është synuar të përdoret nga
persona apo fëmijë me aftësi fizike, ndijore ose
mendore të kufizuara, ose që kanë mungesë të
përvojës ose të njohurive.
24. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me fshesën.
25. Mos e prekni kurrë baterinë(të) apo fshesën
me duar të njoma.
26. Tregoni kujdes maksimal kur pastroni në shkallë.
27. Mbani në çdo moment këmbët në pozicionin e
duhur dhe ruani ekuilibrin.
28. Mos e përdorni fshesën si stol ose si bankë.
Pajisja mund të rrëzohet dhe mund të
shkaktohet lëndim personal.
29. Mbajini të gjitha pjesët e trupit dhe veshjet
larg nga vrimat dhe pjesët lëvizëse si furça rul.
Ndryshe, ato mund të kapen në pajisje dhe mund
të shkaktohet lëndim.
Përdorimi dhe kujdesi për veglën me bateri
Ngarkojeni vetëm me ngarkuesin e specifikuar
1.
nga prodhuesi. Ngarkuesi që është i
përshtatshëm për një lloj pakete baterie mund të
shkaktojë rrezik zjarri kur përdoret me një paketë
tjetër baterie.
Përdorini veglat elektrike vetëm me paketat e
2.
baterisë të përcaktuara në mënyrë specifike.
Përdorimi i paketave të tjera të baterisë mund të
paraqesë rrezik lëndimi dhe zjarri.
3.
Kur paketa e baterisë nuk përdoret, mbajeni
larg nga objektet e tjera metalike, si kapëset
e letrave, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose objektet e tjera metalike të vogla që mund
të bëjnë lidhje nga njëri terminal tek tjetri.
Krijimi i lidhjes së shkurtër ndërmjet terminaleve të
baterisë mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
4.
Në kushte sforcimi mund të dalë lëng
nga bateria; shmangni kontaktin. Nëse
aksidentalisht ndodh kontakt, shpëlani me ujë.
Nëse lëngu bie në kontakt me sytë, kërkoni
edhe ndihmën e mjekut. Lëngu i dalë nga bateria
mund të shkaktojë acarim ose djegie.
Mos e përdorni një kuti baterie apo vegël që
5.
është e dëmtuar ose e modifikuar. Bateritë e
dëmtuara ose të modifikuara mund të shfaqin
sjellje të paparashikueshme që rezultojnë në zjarr,
shpërthime apo rrezik plagosjeje.
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë ose veglën
6.
në zjarr ose ndaj temperaturave ekstreme.
Ekspozimi ndaj zjarrit ose temperaturave mbi 130
°C mund të shkaktojë shpërthim.
7.
Ndiqni të gjitha udhëzimet e karikimit dhe
mos e karikoni kutinë e baterisë ose veglën
jashtë kufijve të temperaturës të specifikuar te
udhëzimet. Karikimi i pasaktë ose në temperatura
jashtë kufijve të specifikuar mund të dëmtojë
baterinë dhe të rrisë rrezikun e zjarrit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë. Kjo
2.
mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose shpërthim.
Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
3.
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie të
mundshme, madje edhe shpërthim.
4.
Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5.
Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e baterisë:
(1)
Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2)
Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3)
Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
30 SHQIP
MOS lejoni që njohja

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents