Makita DVC560 Instruction Manual page 35

Cordless upright cleaner
Hide thumbs Also See for DVC560:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Doreza e transportimit
Gjatë transportimit të pajisjes, shtyjeni pajisjen vetëm
me rrotat lëvizëse, ose transportojeni duke e mbajtur
nga doreza(t) e transportimit.
► Fig.20
KUJDES:
Gjatë transportimit të pajisjes,
bllokojeni pajisjen në pozicion vertikal. Në të
kundërt, mund të rrëzohet aksidentalisht.
KUJDES:
Mos e transportoni pajisjen me
diçka tjetër përveç dorezës së transportimit.
Përndryshe mund të ndodhë rrëzim aksidental ose
ndezja aksidentale mund të shkaktojë lëndime.
► Fig.21
PËRDORIMI
KUJDES:
Mos e nxirrni shufrën e dorezës nga
pajisja gjatë përdorimit. Ky veprim mund të çojë në
humbjen e kontrollit të pajisjes dhe mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
KUJDES:
Mos e fusni dorën ose këmbën
poshtë pajisjes gjatë përdorimit. Në të kundërt,
mund të pickohet aksidentalisht.
Përdorimi normal i pastrimit
1.
Mbani dorezën dhe më pas zhbllokojeni në
pozicion vertikal.
2.
Ndizni pajisjen. Pastroni dyshemenë.
► Fig.22
Përdorimi i furçës anësore
Furça anësore është praktike për pastrimin e qosheve
të mureve.
Nëse furça anësore shkurtohet, çojeni pajisjen te një
qendër shërbimi e Makita për zëvendësim
► Fig.23: 1. Furça anësore
Përdorimi me aksesorë
KUJDES:
Vazhdoni ta mbani dorezën kur
përdorni aksesorët. Përndryshe pajisja mund të
bjerë aksidentalisht dhe të shkaktojë lëndim.
VINI RE:
Gjatë përdorimit të aksesorëve,
bllokojeni pajisjen në pozicion vertikal. Ndryshe
rrotullimi i furçës rul mund të dëmtojë dyshemenë.
Përdorimi i tubit prej alumini
Tubi prej alumini është i përshtatshëm për pastrimin e
zonave të ngushta ose vendeve të larta.
► Fig.24: 1. Tubi prej alumini
Përdorimi i zorrës
Zorra është e përshtatshme për pastrimin pranë duarve.
► Fig.25: 1. Zorra
Për të përdorur zorrën, nxirreni tubin prej alumini nga
zorra ndërkohë që shtyni levën.
Për të instaluar zorrën, futeni zorrën në tubin prej
alumini derisa të futet në vend.
► Fig.26: 1. Leva
Përdorimi i aksesorëve
► Fig.27
Për instaluar aksesorin, rrotullojeni dhe futeni mirë
në tubin prej alumini ose në zorrë. Për ta shkëputur,
rrotullojeni dhe hiqeni.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të përpiqeni të kryeni
kontroll apo mirëmbajtje, sigurohuni gjithmonë
që makineria të jetë fikur dhe që kutia e baterisë
të jetë hequr.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
Magazinimi
Gjatë magazinimit, hiqni kutitë e baterisë dhe
magazinoni pajisjen në vend të niveluar në pozicion
vertikal.
► Fig.28
Pastrimi i trupit të pajisjes
Herë pas here fshijeni pjesën e jashtme (trupin e
pastruesit) të pastruesit duke përdorur një leckë të
njomur me ujë me sapun.
► Fig.29
Pastrimi i filtrit HEPA
KUJDES:
Mos e përdorni fshesën pa filtër
ose mos vazhdoni ta përdorni me filtër të
papastër ose të dëmtuar. Grimcat ose pluhuri i
thithur mund të dalin nga fshesa dhe mund të
shkaktojnë sëmundje të aparatit të frymëmarrjes
te përdoruesi.
35 SHQIP

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents