Makita HR3011FC Instruction Manual page 33

Hide thumbs Also See for HR3011FC:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Shpimi në dru ose metal
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë materialet e
punës në morsë ose pajisje të ngjashme për
shtrëngim.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë "rrotullim me
goditje" kur mandrina e shpimit është e instaluar
në vegël. Mandrina e shpimit mund të dëmtohet.
Gjithashtu mandrina e shpimit do të hiqet kur vegla të
kthehet mbrapsht.
VINI RE:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të
shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Për modelet HR3011FC, HR3001C
Aksesor opsional
Vendoseni përshtatësin e mandrinës në një mandrinë shpimi
pa çelësa te e cila mund të instalohet një vidë e madhësisë
1/2"-20 dhe më pas instalojini ato te vegla. Gjatë instalimit të saj
referojuni seksionit "Instalimi ose heqja e puntos së shpimit".
► Fig.42: 1. Mandrinë shpimi pa çelësa 2. Përshtatësi
i mandrinës
Për modelin HR3012FC
Përdorni mandrinën e shpimit që ndërrohet shpejt si
pajisje standarde. Për ta instaluar referojuni "Ndryshimi
i mandrinës për ndryshimin e shpejtë të SDS-plus".
Mbani unazën dhe ktheni bokullën në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës për të hapur nofullat e
mandrinës. Vendosni punton në mandrinë deri në fund.
Shtrëngoni unazën fort dhe ktheni bokullën në drejtimin
e akrepave të orës për të shtrënguar mandrinën.
► Fig.43: 1. Bokulla 2. Unaza
Për të hequr punton, mbani unazën dhe ktheni bokullën
në drejtim të kundërt të akrepave të orës.
Shpime me pjesën qendrore prej
diamanti
VINI RE:
Nëse gjatë veprimeve të shpimit me
diamant përdorni veprimin "rrotullim me goditje"
puntoja me majë diamanti mund të dëmtohet.
Kur kryeni veprime shpimi me diamant, çelësin e
ndryshimit të mënyrës së veprimit vendoseni gjithmonë
në pozicionin për të përdorur veprimin "vetëm
rrotullim".
Fryrësja
Aksesor opsional
Pas shpimit të vrimës, përdorni fryrësen për të hequr
pluhurin nga vrima.
► Fig.44
Përdorimi i kompletit të kupës
kundër pluhurit
Aksesor opsional
Vendoseni kompletin e kupës kundër pluhurit kundrejt
tavanit kur përdorni veglën.
► Fig.45
VINI RE:
Mos e përdorni kompletin e kupës
kundër pluhurit kur shponi në metal ose material
të ngjashëm. Kjo mund të dëmtojë kupën kundër
pluhurit për shkak të nxehtësisë së prodhuar
nga pluhuri i imët i metalit ose materialeve të
ngjashme.
VINI RE:
Mos e instaloni ose hiqni kompletin e
kupës kundër pluhurit me punto të vendosur në
vegël. Ajo mund të dëmtojë kompletin e kupës
kundër pluhurit dhe mund të shkaktojë rrjedhje të
pluhurit.
Lidhja e kordonit (rripit lidhës) me
varësen e veglës
Paralajmërimet e sigurisë specifike për
përdorimin në lartësi
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet
për sigurinë. Mosndjekja e paralajmërimeve dhe e
udhëzimeve mund të rezultojë në lëndime serioze.
1.
Gjithmonë mbajeni veglën të lidhur kur punoni
"në lartësi". Gjatësia maksimale e kordonit
është 2 m.
Lartësia maksimale e lejueshme e rënies së
kordonit (rripit lidhës) nuk duhet të jetë mbi
2 m.
2.
Përdoreni vetëm me kordon të përshtatshëm
për këtë lloj vegle dhe të miratuar për të paktën
7,5 kg.
3.
Mos e ankoroni kordonin e veglës në ndonjë
gjë në trupin tuaj ose në komponentë të
lëvizshëm. Ankorojeni kordonin e veglës në
një strukturë të fortë që mund t'u bëjë ballë
forcave të një vegle që bie.
Sigurohuni që kordoni të jetë siguruar mirë në
4.
secilën anë përpara përdorimit.
5.
Inspektojeni veglën dhe kordonin përpara çdo
përdorimi për dëmtime dhe për funksionimin
e rregullt (duke përfshirë copën dhe fijet e
qepjes). Mos e përdorni nëse është i dëmtuar
ose nuk funksionon në rregull.
Mos i mbështillni kordonët rrotull cepave të
6.
mprehtë ose të ashpër, ose mos i lejoni të bien
në kontakt me to.
Shtrëngojeni anën tjetër të kordonit jashtë
7.
zonës së punës në mënyrë që vegla të mbahet
në mënyrë të sigurt nëse bie.
33 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr3012fcHr3001c

Table of Contents