Makita HR3011FC Instruction Manual page 32

Hide thumbs Also See for HR3011FC:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
3
SHËNIM: 50 000 mm
pluhur janë të barabarta
me shpimin e 10 vrimave prej ø10 mm dhe 14 mm
thellësi (2 vrima prej ø65" dhe 3/8" thellësi).
► Fig.33: 1. Kutia e pluhurit 2. Disku
Flakja e pluhurit
KUJDES:
Kur të hidhni pluhurin mbani veshur
maskë kundër pluhurit.
KUJDES:
Zbrazeni kutinë e pluhurit
rregullisht përpara se kutia e pluhurit të mbushet
plot. Nëse nuk veproni kështu, mund të ulet
rendimenti i thithjes së pluhurit dhe më pas mund të
shkaktohet thithje e pluhurit me frymëmarrje.
KUJDES:
Si udhëzim, zëvendësojeni filtrin
me një të ri pas rreth 200 herësh mbushjeje me
pluhur. Filtri i bllokuar ul rendimentin e thithjes së
pluhurit dhe më pas mund të shkaktohet thithje e
pluhurit me frymëmarrje.
VINI RE:
Kur pastroni filtrin, goditni lehtë me
dorë kutinë e filtrit për të hequr pluhurat. Mos
goditni drejtpërdrejt filtrin; mos e prekni filtrin me
furçë ose diçka të ngjashme dhe mos fryni ajër të
ngjeshur mbi filtër. Ky veprim mund ta dëmtojë
filtrin.
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit.
► Fig.34: 1. Leva
2.
Hapni kapakun e kutisë së pluhurit.
► Fig.35: 1. Kapaku
3.
Hidheni pluhurin dhe më pas pastroni filtrin.
► Fig.36
Zëvendësimi i filtrit të kutisë së
pluhurit
1.
Hiqeni kutinë e pluhurit ndërsa mbani shtypur
levën e kutisë së pluhurit. (Referojuni seksionit për
hedhjen e pluhurit.)
2.
Hapni kapakun e filtrit të kutisë së pluhurit.
► Fig.37: 1. Kapaku i filtrit
3.
Hiqni filtrin nga kutia e filtrit.
► Fig.38: 1. Filtri 2. Kutia e filtrit
4.
Vendosni një filtër të ri në kutinë e filtrit dhe më
pas vendosni kapakun e filtrit.
5.
Mbyllni kapakun e kutisë së filtrit dhe më pas
vendosni kutinë e pluhurit te sistemi i thithjes së
pluhurit.
Zëvendësimi i kapakut izolues
Nëse kapaku izolues është i konsumuar, ulet rendimenti
i thithjes së pluhurit. Zëvendësojeni nëse është
konsumuar.
Hiqni kapakun izolues dhe më pas vendosni një të ri me
pjesën e dalë lart.
► Fig.39: 1. Pjesa e dalë 2. Kapaku izolues
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjatë përdorimit, përdorni
gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën ndihmëse)
dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja anësore
dhe nga doreza e çelësit.
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që materiali i
punës të jetë siguruar përpara fillimit të punës.
KUJDES:
Mos e tërhiqni veglën me forcë,
edhe nëse puntoja ngec. Humbja e kontrollit
mund të shkaktojë lëndime.
KUJDES:
Vetëm për HR3011FC HR3012FC
Përpara se të përdorni sistemin e thithjes së
pluhurit me veglën, lexoni pjesën rreth sistemit të
thithjes së pluhurit.
► Fig.40
Funksionimi i shpimit me goditje
KUJDES:
Kur vrima bllokohet me cifla dhe
grimca ose gjatë goditjes së shufrave përforcuese
të futura në beton, ushtrohet një forcë e madhe dhe
e papritur përdredhjeje në vegël/punton turjelë në
momentin e çarjes së vrimës. Gjatë përdorimit,
përdorni gjithmonë mbajtësen anësore (dorezën
ndihmëse) dhe mbajeni veglën fort nga mbajtësja
anësore dhe nga doreza e çelësit. Në të kundërt,
mund të shkaktohet humbja e kontrollit të veglës dhe
lëndim i rëndë i mundshëm.
Vendosni dorezën e ndryshimit të regjimit të punës në
simbolin
.
Poziciononi majën e trapanit në vendin e dëshiruar
për vrimën, pastaj tërhiqni çelësin. Mos ushtroni forcë
mbi veglën. Presioni i lehtë jep rezultatet më të mira.
Mbajeni veglën në pozicion dhe mos lejoni që të
rrëshqasë nga vrima.
Mos ushtroni më shumë forcë kur vrima bllokohet nga
cifla ose grimca. Më mirë ndizeni veglën pa e vënë në
punë dhe më pas hiqeni majën e trapanit pjesërisht nga
vrima. Duke e përsëritur këtë disa herë, vrima do të
pastrohet dhe do të rifillojë shpimi normal.
SHËNIM: Jashtëqendërzimi në rrotullimin e puntos
së shpimit mund të ndodhë gjatë vënies në punë të
veglës pa ngarkesë. Vegla qendërzohet vetë gjatë
punës. Kjo nuk ndikon në precizonin e shpimit.
Ciflosje/Leskërim/Shkatërrim
Vendoseni dorezën për ndryshimin e modalitetit të
punës në simbolin .
Mbajeni veglën fort me të dyja duart. Ndizni veglën dhe
ushtroni një presion të lehtë mbi vegël në mënyrë që të
mos bëjë lëvizje të pakontrolluara.
Ushtrimi i presionit të madh mbi vegël nuk do të rrisë
efikasitetin.
► Fig.41
32 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr3012fcHr3001c

Table of Contents