Makita HR3011FC Instruction Manual page 30

Hide thumbs Also See for HR3011FC:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Për të instaluar mbajtësen anësore, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Lironi vidën me veshë në mbajtësen anësore.
► Fig.10: 1. Vida me veshë
2.
Vendosni mbajtësen anësore ndërsa shtypni vidën
me veshë në mënyrë të tillë që kanalet në mbajtëse të
përshtaten me pjesët e dala në trupin e veglës.
► Fig.11: 1. Vida me veshë
3.
Shtrëngoni vidën me veshë për të siguruar mbajtësen.
Mbajtësja mund të fiksohet në këndin e dëshiruar.
Grasoja
Lyejeni paraprakisht me një sasi të vogël grasoje (rreth
0,5-1 g) pjesën boshtore të puntos së shpimit.
Ky grasatim mundëson një punë më të shtruar dhe
jetëgjatësi shërbimi.
Instalimi ose heqja e puntos së shpimit
Pastrojeni pjesën boshtore të puntos së shpimit dhe
lyejeni me graso përpara se të vendosni punton e shpimit.
► Fig.12: 1. Pjesa boshtore 2. Grasoja
Futeni punton e shpimit në vegël. Rrotullojeni punton e
shpimit dhe shtyjeni derisa të mbërthehet.
Pas vendosjes së puntos së shpimit, sigurohuni
gjithmonë që puntoja e shpimit është siguruar mirë në
vend duke u përpjekur ta nxirrni.
► Fig.13: 1. Maja e puntos
Për të hequr punton e shpimit, tërhiqni poshtë deri në fund
kapakun e mandrinos dhe nxirreni punton e shpimit jashtë.
► Fig.14: 1. Maja e puntos 2. Kapaku i mandrinës
Këndi i daltës (gjatë ciflosjes,
leskërimit ose shkatërrimit)
Dalta mund të sigurohet në këndin e dëshiruar. Për
të ndryshuar këndin e daltës, rrotulloni dorezën e
ndryshimit të modalitetit të punës në simbolin O.
Rrotulloni daltën në këndin e dëshiruar.
► Fig.15: 1. Doreza për ndryshimin e modalitetit të
punës
Rrotulloni dorezën e ndryshimit të modalitetit të punës
në simbolin . Më pas sigurohuni që dalta të jetë
shtrënguar sa duhet duke e rrotulluar pak.
Matësi i thellësisë
Matësi i thellësisë është i përshtatshëm për shpimin e
vrimave me thellësi të njëtrajtshme.
Shtypni dhe mbani shtypur butonin e bllokimit dhe
më pas vendosni matësin e thellësisë në vrimën
hekzagonale. Sigurohuni që ana e dhëmbëzuar e
matësit të thellësisë të jetë me drejtim nga shenja.
► Fig.16: 1. Matësi i thellësisë 2. Butoni i bllokimit
3. Shenja 4. Ana e dhëmbëzuar
Rregulloni matësin e thellësisë duke e lëvizur përpara
dhe pas ndërkohë që shtypni butonin e bllokimit. Pas
rregullimit, lëshoni butonin e bllokimit për të bllokuar
matësin e thellësisë.
SHËNIM: Sigurohuni që matësi i thellësisë të mos
prekë trupin kryesor të veglës kur bashkohet.
Kupa kundër pluhurit
Aksesor opsional
Përdorni kupën kundër pluhurit për të parandaluar
shpërndarjen e pluhurit mbi vegël dhe mbi veten tuaj gjatë
punimeve të shpimit në tavan. Bashkëngjitni kupën kundër
pluhurit në punto siç tregohet në figurë. Përmasa e puntove ku
mund të bashkëngjitet kupa kundër pluhurit është si më poshtë.
Modeli
Kupa kundër pluhurit 5
Kupa kundër pluhurit 9
► Fig.17: 1. Kupa kundër pluhurit
Kompleti i kupës kundër pluhurit
Aksesor opsional
Për modelet HR3011FC, HR3001C
VINI RE:
Kur përdorni kompletin e kupës kundër pluhurit në
HR3011FC, HR3001C, kërkohet gjithashtu edhe distancatori.
Përpara instalimit të kompletit të kupës kundër pluhurit,
hiqeni punton nga vegla nëse është e instaluar.
Bashkoni distancatorin me kompletin e kupës kundër
pluhurit. Simboli
bashkërenditur me kanalin në distancator.
► Fig.18: 1. Distancatori 2. Simboli
Instaloni kompletin e kupës kundër pluhurit me
distancatorin në vegël në mënyrë që simboli
kundër pluhurit të bashkërenditet me kanalin në vegël.
► Fig.19: 1. Simboli
Për të hequr kompletin e kupës së pluhurit, hiqeni punton
ndërsa tërhiqni kapakun e mandrinës në drejtimin e shigjetës.
► Fig.20: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinos
Mbajeni bazën e kupës së pluhurit dhe tërhiqeni jashtë.
► Fig.21
Për modelin HR3012FC
Përpara instalimit të kompletit të kupës kundër pluhurit,
hiqeni punton nga vegla nëse është e instaluar.
Instaloni kompletin e kupës kundër pluhurit në vegël
në mënyrë që simboli
bashkërenditet me kanalin në vegël.
► Fig.22: 1. Simboli
Për të hequr kompletin e kupës së pluhurit, hiqeni punton
ndërsa tërhiqni kapakun e mandrinës në drejtimin e shigjetës.
► Fig.23: 1. Puntoja 2. Kapaku i mandrinos
Mbajeni bazën e kupës së pluhurit dhe tërhiqeni jashtë.
► Fig.24
SHËNIM: Nëse lidhni një fshesë me korrent me
kompletin e kupës kundër pluhurit, hiqeni kapakun
kundër pluhurit përpara se ta lidhni.
► Fig.25: 1. Kapaku kundër pluhurit
SHËNIM: Nëse kapaku hiqet nga kupa kundër pluhurit,
bashkojeni me anën e printuar lart në mënyrë që kanali në kapak
të puthitet me pjesën e brendshme të periferisë së aksesorit.
► Fig.26
30 ALBANIAN
Diametri i puntos
6 mm - 14,5 mm
12 mm - 16 mm
në kupën kundër pluhurit është i
3. Kanali
2. Kanali
në kupën kundër pluhurit të
2. Kanali
në kupën

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

Hr3012fcHr3001c

Table of Contents