Makita M8103 Instruction Manual page 14

Hide thumbs Also See for M8103:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Funksionimi i shpimit
KUJDES:
Shtypja e tepërt e veglës nuk do
të shpejtojë shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do
të dëmtojë majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e
veglës dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
KUJDES:
Mbajeni veglën fort dhe bëni kujdes
kur maja e puntos fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet. Gjatë depërtimit të puntos
në anën e kundërt të objektit mbi vegël/majën e
puntos ushtrohet një forcë e madhe shpuese.
KUJDES:
Maja e puntos e ngecur mund të
hiqet thjesht duke vendosur çelësin e ndryshimit
në rrotullimin e anasjelltë për ta nxjerrë punton.
Megjithatë, vegla mund të dalë papritmas nëse
nuk e mbani fort.
KUJDES:
Siguroni gjithmonë që objektet më
të vogla të përpunohen në morsë ose pajisje të
ngjashme për shtrëngim.
Kur shponi në materiale prej druri, metali ose plastike,
rrëshqitni levën e ndryshimit të regjimit të punës në
pozicionin e simbolit për të përdorur regjimin e punës
"vetëm rrotullim".
Shpimi në dru
Gjatë shpimit në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën e
puntos në objekt.
Shpimi në metal
Për të parandaluar daljen e majës së puntos kur bëni
një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe çekiç në
vendin ku do të shpohet. Pastaj në vendin e shënuar
vendosni majën e puntos dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe bronzit që duhet të
shpohen në të thatë.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë
fikur dhe të jetë hequr nga korrenti përpara se të
kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e shërbimit të Makita-s të
autorizuara nga fabrika, duke përdorur gjithnjë pjesë
këmbimi të Makita-s.
14 ALBANIAN

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M8104

Table of Contents