Makita M8103 Instruction Manual page 12

Hide thumbs Also See for M8103:
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 1
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi "vegël elektrike" në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
SHPUESIN ME GODITJE
1.
Mbani mbrojtëse për veshët gjatë shpimit
me goditje. Ekspozimi ndaj zhurmës mund të
shkaktojë humbjen e dëgjimit.
2.
Përdorni dorezën(at) ndihmëse nëse jepen
bashkë me pajisjen. Humbja e kontrollit mund të
shkaktojë dëmtime personale.
3.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
në të cilin aksesori prerës mund të prekë tela
të fshehura ose kordonin e vet. Nëse aksesori
prerës prek një tel me rrymë, atëherë pjesët
metalike të veglës elektrike elektrizohen dhe
mund t'i shkaktojnë përdoruesit goditje elektrike.
4.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament të
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen në
vende të larta.
5.
Mbajeni veglën fort me të dyja duart.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
6.
7.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
8.
Mos e prekni punton ose materialin e punës
menjëherë pas veprimit, ato mund të jenë
shumë të nxehta dhe mund t'ju djegin lëkurën.
9.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet.
MOS lejoni që njohja
Veprimi i ndërrimit
PARALAJMËRIM:
veglën në korrent, kontrolloni gjithmonë nëse
këmbëza e çelësit është në pozicionin e duhur
dhe nëse kthehet në pozicionin "FIKUR" kur
lëshohet.
► Fig.1: 1. Këmbëza e çelësit 2. Butoni i zhbllokimit
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet me rritjen e trysnisë
në këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për
ta fikur.
Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën e
çelësit, shtypni butonin e bllokimit dhe më pas lëshoni
këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën nga pozicioni
i bllokimit, tërhiqni plotësisht këmbëzën e çelësit dhe
pastaj lëshojeni.
KUJDES:
Çelësi mund të bllokohet në
pozicionin "NDEZUR" për lehtësi të përdoruesit
gjatë përdorimit të zgjatur. Bëni kujdes kur
bllokoni veglën në pozicionin "NDEZUR" dhe
shtrëngojeni mirë veglën.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e
rrotullimit përpara përdorimit.
KUJDES:
Përdorni çelësin e ndryshimit
vetëm pasi vegla të ndalojë plotësisht. Ndryshimi
i drejtimit të rrotullimit përpara se të ndalojë vegla
mund të dëmtojë veglën.
► Fig.2: 1. Leva e ndryshimit të veprimit
Vegla ka një çelës ndryshimi për të ndryshuar drejtimin
e rrotullimit. Lëvizeni shulin e çelësit të ndryshimit në
pozicionin
(ana A) për rrotullim në drejtim orar ose në
pozicionin
(ana B) për rrotullim kundërorar.
Zgjedhja e mënyrës së veprimit
KUJDES:
Rrëshqitni gjithmonë levën e
ndryshimit të regjimit të punës deri në fund në
pozicionin e regjimit të dëshiruar. Nëse e përdorni
veglën me levën të vendosur midis simboleve të
regjimit, vegla mund të dëmtohet.
► Fig.3: 1. Leva për ndryshimin e regjimit të punës
Vegla ka një levë ndryshimi të regjimit të punës.
Për rrotullim me goditje, rrëshqitni djathtas levën e
ndryshimit të regjimit të punës (simboli ). Vetëm për
rrotullim, rrëshqitni majtas levën e ndryshimit të regjimit
të punës (simboli ).
12 ALBANIAN
Përpara se ta vendosni

Advertisement

Table of Contents
loading

This manual is also suitable for:

M8104

Table of Contents