Profi Air DSS 2034 Manual page 19

Pneumatic impact screwdriver
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 9
Vënia në punë
• Rrotullimi i konektorëve
• Hiqni kapakun plastik mbrojtës nga lidhja e ajrit të kompresuar (A).
• Mbështillni filetot e konektorit (B) me ngjitës teflon.
• Vidhosni pipthin me shtypje në lidhjen e ajrit të kompresuar.
Montimi i puntos / zgjatuesit
Montimi i papërshtatshëm i një puntoje ose një zgjatuesi mund të shkaktojë lëndime.
• Shkëputeni veglën me ajër të kompresuar nga burimi i ajrit të kompresuar, para se të
montoni ose të zëvendësoni një punto ose zgjatues.
• Futeni punton përkatëse në kuadratin e mandrinës. Përcaktoni drejtimin e duhur të
rrotullimit në levën e ndryshimit të xhirove:
Shina drejtuese nga pas (R) = drejtimi majtas (lironi vidën)
Shina drejtuese nga përpara (F) = drejtimi djathtas (shtrëngoni vidën)
Lubrifikimi
Për shmangien e dëmtimeve nga fërkimet dhe gërryerja, është i nevojshëm procesi i lub-
rifikimit. Veglat pneumatike duhet të vajisen gjatë jetëgjatësisë së tyre. Ju këshillojmë të
përdorni një vaj të posaçëm për ajër të kompresuar.
Kujdes! Veglat me ajër të kompresuar, të cilat nuk vajisen rregullisht gjatë përdorimit,
pësojnë defekt si pasojë e punës në të thatë. Në këtë rast nuk mund ta kërkoni të drejtën
e garancisë.
Pasi të mbaroni punë me veglën me ajër të kompresuar, vajiseni atë sërish, veçanërisht
nëse nuk do ta përdorni më pajisjen për një kohë të gjatë.
Mundësitë e lubrifikimit:
• Lubrifikues me spërkatje
Një njësi e kompletuar mirëmbajtjeje përmban një lubrifikues me spërkatje dhe lidhet
në kompresor.
• Manual
Nëse nuk keni një lubrifikues me spërkatje duhet të shtoni manualisht në lidhjen e ajrit
të kompresuar 3-5 pika nga vaji i posaçëm, para çdo vënieje në punë të veglës me ajër
të kompresuar.
Vajiseni veglën me ajër të kompresuar pas përfundimit të punës me të si dhe në rast se
nuk do ta përdorni pajisjen për një kohë të gjatë.
Presioni dhe vëllimi i ajrit
TPajisja me ajër të kompresuar duhet të punojë me një presion prej 6,2 bar. Një presion
më i madh se presioni maksimal i lejuar prej 7 bar mund ta mbingarkojë pajisjen, çka
mund të shkaktojë një konsumim të lartë dhe dëmtime në pajisje. Kur vendosni presio-
nin e ajrit, mbani parasysh që presioni në një tub me gjatësi 10 m, bie me rreth 0,6 bar.
1231670_BDA_ProfiAir_DSS_2034_DL_Schlagschrauber.indd 18
18
13.10.16 14:50

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents