Profi Air DSS 2034 Manual page 18

Pneumatic impact screwdriver
Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 9
• Gjatë punimeve që shkaktojnë pluhur, mbani një maskë mbrojtëse kundër pluhu-
rit.
• Niveli i presionit të tingullit në vendin e punës mund të tejkalojë 85 dB. Në këtë
rast është e nevojshme të merren masa për mbrojtjen nga zhurma për përdoruesit dhe
personat që ndodhen në afërsi të vendit të punës.
• Mos e ndizni asnjëherë veglën me ajër të kompresuar, ndërkohë që e mbani. Fole-
ja e rrotullueshme e veglës mund të kapë rrobat ose flokët dhe të shkaktojë lëndime.
• Në rast lëvizjesh të papritura të veglës me ajër të kompresuar, të shkaktuara nga
forca reaktive ose thyerja e veglës, ruani qetësinë. Mbajeni veglën fort dhe ven-
dosini trupin dhe krahët në një pozicion të tillë, në mënyrë të tillë që t'i rezistoni
këtyre lëvizjeve. Këto masa sigurie mund të shmangin lëndime.
• Gjatë punës me këtë vegël, zini një pozicion të rehatshëm, bëni kujdes që të
mbani mirë veglën dhe shmangni pozicione të pafavorshme apo të ngjashme,
si pasojë e cilave është e vështirë të ruani baraspeshimin. Gjatë orëve të gjata të
punës, përdoruesi duhet të ndryshojë pozicionin e trupit, çka mund të ndihmojë
në shmangien e parehatisë dhe lodhjes.
• Përdorni vetëm mbajtëse në gjendje të mirë pune. Nëse dorezat dhe aksesorët nuk
janë në gjendje të mirë, mund të thyhen ose të fluturojnë nga vendi gjatë përdorimit
të vidatorit.
• Mos e mbani asnjëherë veglën nga tubi.
• Fiksojeni vidën p.sh. me një kundërçelës, nëse punoni me një moment të lartë
rrotullimi. Gjatë punës me moment të lartë rrotullimi, mund të shkaktohen momente
rrotullimi reaktive të dëmshme, të cilat reduktohen me një mjet fiksues.
• Nëse dëshironi të vini në punë veglën me ajër të kompresuar në një mekanizëm
varës ose në një zhigë, bëni kujdes që ta fiksoni atë fillimisht tek mekanizmi, për-
para se ta lidhni atë në furnizimin me ajër. Në këtë mënyrë parandaloni ta vini atë në
punë në mënyrë të pavullnetshme.
• Në rastin e thyerjes së produktit ose pjesëve të aksesorëve apo vetë makinerisë,
pjesët mund të fluturojnë me shpejtësi të lartë.
• Gjatë përdorimit të veglës me ajër të kompresuar, mbani gjithmonë një maskë
mbrojtëse për sytë kundër goditjeve. Shkalla e mbrojtjes së nevojshme duhet të
vlerësohet për çdo rast përdorimi.
• Sigurohuni që vegla të jetë fiksuar mirë.
• Ka rrezik asfiksimi, heqjeje të skalpit ose dëmtimesh nga prerja, nëse nuk mbani
larg veglës me ajër të kompresuar dhe aksesorëve të saj, rroba, bizhuteri, rruaza, flokët
ose dorashkat.
Udhëzime të përgjithshme
• Presioni i këshilluar i punës është 6,2 bar. Kujdes! Një presion shumë i ulët pune sjell
performancë të ulët dhe një presion shumë i lartë pune shkurton jetëgjatësinë.
• Ruajeni vidatorin veglën me ajër të kompresuar gjithmonë në një vend të thatë dhe
të pastër.
• Në rast të një përdorimi të papërshtatshëm dhe mirëmbajtjeje të pamjaftueshme, ga-
rancia ligjore shfuqizohet.
1231670_BDA_ProfiAir_DSS_2034_DL_Schlagschrauber.indd 17
17
13.10.16 14:50

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents