Kontrolli Dhe Rregullimi I Temperaturës /57; Para Se Ta Vini Në Punë /57; Paneli I Kontrollit Të Ngrirësit /57 - Beko RFSA240M31WN Instructions Of Use

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 10
AL
5. Shikoni pjesën "Pastrimi dhe Kujdesi" për ta
përgatitur pajisjen tuaj për përdorim.
Kontrolli dhe rregullimi i
temperaturës
Temperatura e ngrirësit ndikohet nga butoni i
vendosjes të temperaturës të ngrirësit ( të
rekomanduara janë pozicioni 2 ose 3).
Në përgjithësi, kjo temperaturë është nën -18°C.
Temperatura më të ulëta mund të arrihen duke
rregulluar rrotullën e termostatit drejt pozicionit
MAX.
Rekomandojmë të kontrolloni temperaturën me
një termometër për t›u siguruar që ndarjet e
vendosjes të ushqimeve të mbahen në
temperaturën e dëshiruar. Mos harroni ta
shikoni leximin menjëherë pasi temperatura e
termostatit do të rritet shumë shpejt pasi ta hiqni
nga ngrirësi.
Ju lutem mos harroni se çdo herë që hapet dera
ajri i ftohtë del jashtë dhe temperatura e
brendshme rritet. Prandaj mos e lini asnjëherë
derën të hapur dhe sigurohuni që të mbyllet
menjëherë pasi të jenë vendosur ose hequr
ushqimet.
Para se ta vini në punë
Kontrolli Final
Para se të filloni të përdorni ngrirësin kontrolloni
që:
1. Këmbët të jenë rregulluar për nivelim perfekt.
2. Pjesa e brendshme të jetë e thatë dhe ajri të
qarkullojë lirshëm prapa.
3. Pjesa e brendshme të jetë e pastër siç
rekomandohet në "PASTRIMI DHE KUJDESI".
4. Spina është e futur në prizë në mur dhe
energjia është e ndezur. Shmangni shkëputjen
e padashur duke mos ngacmuar çelësin.
Dhe vini re se:
5. Do të dëgjoni një zhurmë ndërsa kompresori
ndizet. Lëngu dhe gazrat e izoluar brenda
sistemit të ftohjes mund të krijojnë zhurma,
edhe nëse kompresori është në punë ose jo.
Kjo është krejt normale.
6. Për të ngrirë ushqimet e freskëta përdorni
pjesën e shënuar me 4 yje (rafti i dytë i
rekomanduar).
7. Mos futni në ngrirës sasi të mëdha
ushqimesh njëkohësisht. Ushqimet mbahen më
së miri nëse ngrihen thellë në periudhën sa më
të shkurtër të mundshme.
Udhëzime për përdorimin
Prandaj preferohet që të mos e tejkaloni
kapacitetin e ngrirjes të pajisjes të treguar në
"Rekordi i pajisjes".
Rrotulla e termostatit do të rregullohet me qëllim
që të arrihet temperatura më e ulët brenda
ngrirësit, me funksionin e ngrirjes të shpejtë të
aktivizuar dhe dritën portokalli të ndezur.
8. Mos e ngarkoni pajisjen menjëherë pasi ta
keni ndezur. Prisni derisa të arrihet temperatura
e dëshiruar e ruajtjes. Rekomandojmë që të
kontrolloni temperaturën me një termometër të
saktë (shiko: Kontrolli dhe Rregullimi i
Temperaturës).
Shënim i Rëndësishëm:
Nëse ka një ndërprerje energjie, mos e hapni
derën. Ushqimet e ngrira nuk duhet të preken
nëse ndërprerja zgjat më pak se 16 orë. Nëse
ndërprerja është e gjatë, atëherë ushqimet
duhet të kontrollohen dhe të hahen menjëherë
ose të gatuhen dhe të ngrihen përsëri.
Paneli i kontrollit të ngrirësit
Artikulli 5
Paneli i kontrollit rregullon temperaturën në
ngrirës dhe ka funksionet e mëposhtme:
1 - Led portokalli - Fast freeze e aktivizuar
Kur e rrotulloni butonin e vendosjes të
temperaturës të ngrirësit (4) në pozicionin
„FAST FREEZE", led portokokalli (1) do të
ndizet dhe pajisja do të punojë në temperaturën
më të ulët. LED portokalli fiket pas 50 orësh
punimi në kushtet e temperaturës më të ulët.
2 - Led jeshile - energjia e ndezur (Tensioni)
Ndizet kur pajisja është e lidhur me energjinë
dhe qëndron ndezur për sa kohë ka energji në
dispozicion. LED jeshile nuk jep informacione
për temperaturën brenda ngrirësit.
3 - Led e kuqe - Alarm i temperaturës të
lartë
4 - Butoni i rregullimit të temperaturës
Alarm i temperaturës të lartë
Pasi pajisja ndizet për herë të parë alarmi nuk
është aktiv për 12 orët e para (led e kuqe është
e fikur).
Pas kësaj periudhe, led e kuqe mund të ndizet
(led e kuqe është e ndezur) në rastet e
mëposhtme:
- Nëse pajisja është e mbingarkuar me ushqime
të freskëta
57

Hide quick links:

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents