Samsung ME71A Owner's Instructions & Cooking Manual page 82

Table of Contents

Advertisement

Available languages
  • EN

Available languages

  • ENGLISH, page 127
Kujdes kur të lidhni pajisjet e tjera elektrike te prizat që
ndodhen pranë furrës.
MASA PARAPRAKE PËR TË SHMANGUR EKSPOZIMIN E
MUNDSHËM NDAJ ENERGJISË SË TEPËRT TË MIKROVALËVE
(VETËM PËR FUNKSIONIN E MIKROVALËVE).
Moszbatimi i masave paraprake mbi sigurinë mund të rezultojë në ekspozim të
dëmshëm ndaj energjisë së mikrovalëve.
(a) Në asnjë rrethanë nuk duhet të provoni të vini furrën në punë me
derën hapur ose të ngacmoni çelësat e bllokimit të sigurisë (shulet e
derës) ose të futni objekte në vrimat e bllokimit të sigurisë.
(b) MOS vendosni objekte ndërmjet derës së furrës dhe pjesës ballore
dhe mos lejoni akumulimin e mbetjeve nga pastrimi në sipërfaqet
bllokuese. Sigurohuni që dera dhe sipërfaqet bllokuese të derës të
jenë të pastra duke i pastruar ato pas përdorimit, fillimisht me një
cohë të njomë dhe më pas me një cohë të butë e të thatë.
(c) MOS e vini furrën në punë nëse është e dëmtuar, derisa të riparohet
nga një teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë, i cili është trajnuar
nga prodhuesi. Është e rëndësishme sidomos që dera e furrës të
mbyllet siç duhet dhe që të mos dëmtohen:
(1) dera (të deformohet)
(2) menteshat e derës (të thyhen ose të lirohen)
(3) gominat e derës dhe sipërfaqet bllokuese
(d) Furra nuk duhet të rregullohet ose të riparohet nga një person që nuk
është teknik shërbimi i kualifikuar për mikrovalë dhe i trajnuar nga
prodhuesi.
Samsung do të faturojë tarifën e riparimit për zëvendësimin e një aksesori
ose për riparimin e një defekti kozmetik nëse dëmi në njësi dhe/ose dëmtimi
ose humbja e aksesorit është shkaktuar nga klienti. Artikujt që mbulon ky
kusht përfshijnë:
(a) derën, dorezën, panelin e jashtëm ose panelin e kontrollit të shtypur,
gërvishtur ose të thyer.
(b) Tavën, rrotulluesin drejtues, bashkuesin ose skarën e thyer ose të
humbur.
ME71A-BOL_DE68-03794C-01_SQ.indd 10
• Përdoreni këtë pajisje vetëm për qëllimin për të cilin është parashikuar, ashtu
siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Paralajmërimet dhe udhëzimet e
rëndësishme mbi sigurinë në këtë manual nuk mbulojnë të gjitha kushtet dhe
situatat e mundshme që mund të shfaqen. Është përgjegjësia juaj të veproni
praktikisht, me kujdes dhe me vëmendje kur instaloni, mirëmbani dhe vini në
përdorim pajisjen.
• Duke qenë se këto udhëzime përdorimi mbulojnë modele të ndryshme,
karakteristikat e furrës tuaj me mikrovalë mund të ndryshojnë pak nga ato që
përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat paralajmëruese mund
të jenë të zbatueshme. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim, kontaktoni
qendrën më të afërt të shërbimit ose kërkoni ndihmë dhe informacione në
internet në www.samsung.com.
• Furra me mikrovalë është menduar të përdoret për nxehjen e ushqimit. Ajo
është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos nxehni materiale
tekstile ose jastëkë të mbushur me drithëra, të cilat mund të shkaktojnë
djegie dhe zjarr. Prodhuesi nuk mund të mbajë përgjegjësi për dëmtimet e
shkaktuara nga mospërdorimi në mënyrën e duhur të pajisjes.
• Mosmbajtja e furrës në kushte të pastra mund të prishë sipërfaqen, gjë që
mund të ndikojë për keq në jetëgjatësinë e pajisjes si dhe mund të shkaktojë
një situatë të rrezikshme.
ELIMINIMI I DUHUR I KËTIJ PRODUKTI (PAJISJE
ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE PËR T'U FLAKUR)
(Zbatohet për shtetet me sisteme grumbullimi të veçuar)
Kjo shenjë që shfaqet në produkt, pajisjet shtesë ose literaturë, tregon se produkti
dhe pajisjet e tij elektronike shtesë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet
të hidhen së bashku me mbeturinat e tjera shtëpiake në fund të jetës së tyre të
punës. Për të parandaluar një dëm të mundshëm ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor
nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këto pajisje nga llojet e
tjera të mbeturinave dhe riciklojini ato në mënyrë të përgjegjshme për të promovuar
ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit në shtëpi duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë ku e blenë këtë
produkt ose zyrën e pushtetit vendor të tyre për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë
këto pajisje për riciklim të sigurt mjedisor.
Përdoruesit e biznesit duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet
dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tij shtesë elektronike nuk
duhet të përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
10
2013-08-02
3:29:50

Advertisement

Table of Contents
loading

Table of Contents